31 maji eshte dita boterore kunder duhanit , Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) dhe partneret organizojne Diten boterore pa duhan. Qellimi i kesaj dite eshte rritja e ndergjegjesimit lidhur me rreziqet qe sjell perdorimi i duhanit, si dhe ndermarrja e politikave efektive me qellim uljen e perdorimit te tij.
Me rastin e kesaj dite, Organizata Boterore e Shendetesise terheq vemendjen ndaj efekteve te demshme te duhan-pirjes dhe ekspozimit ndaj tymosjes pasive, si dhe keshillon kunder perdorimit te duhanit ne cfaredo lloj forme. U shpall ne vitin 1987, cdo 31 maji, Organizata Boterore e Shendetesise (OBSH) dhe partneret organizojne Diten Boterore pa Duhan. Fushata globale e ketij viti synon te rrise ndergjegjesimin e publikut per ndikimin mjedisor te te gjithe ciklit te duhanit duke filluar nga kultivimi, prodhimi dhe shperndarja e tij dhe deri te mbetjet toksike qe gjeneron.
Fushata do te synoje gjithashtu te ekspozoje perpjekjet e industrise se duhanit per te pastruar reputacionin dhe per t’i bere produktet e saj me terheqese duke i reklamuar ato si miqesore me mjedisin. Perdorimi i duhanit eshte i demshem ne cdo faze. Ndotja e ajrit te shkaktuar nga duhanpirja eshte gjeja e pare qe na vjen ne mendje, por cikli i jetes se duhanit eshte nje proces jashtezakonisht kompleks dhe me pasoja te renda.
Nevojiten politika me te forta
Konsumatorët jane bere me te ndergjegjshem ndaj mjedisit dhe po zgjedhin produkte me te qendrueshme. Nder te tjera, korporatat e duhanit e kane bere sigurine mjedisore nje shtylle integrale te strategjive te tyre, te pergjegjesise sociale te korporates (CSR) dhe kane miratuar disa praktika te “larjes se gjelber”. Keto perfshijne pastrimin e plazheve dhe marketingun e produkteve te reja nen nje qasje pozitiviste per te larguar vemendjen e publikut nga veprimet e tyre te demshme mjedisore.
Fushata e ketij viti 31 maji u ben thirrje qeverive dhe politikberesve te forcojne legjislacionin – perfshire zbatimin dhe forcimin e skemave ekzistuese, per t’i bere prodhuesit pergjegjes per kostot mjedisore dhe ekonomike te trajtimit te mbetjeve te duhanit. OBSH-ja rekomandon gjithashtu, qe vendet te ndalojne plotesisht reklamimin, promovimin dhe sponsorizimin e duhanit, ne perputhje me Konventen Kuader per Kontrollin e Duhanit (OBSH FCTC).
Te dhena nga Shqiperia:
Ne Shqiperi, sjelljet shendetesore te rrezikshme tek adoleshentet vleresohen nepermjet disa studimeve periodike te standartizuara qe kryhen per kete grup-moshe. Shqiperia eshte pjese e disa studimeve qe kryhen ne shumicen e vendeve europiane ne te njejten kohe. Zakonisht keto studime kryhen cdo 4-5 vjet. Studimet e kryera tek minorenet mbrojne privatesine e tyre duke u administruar ne menyre anonime. Studimet e kryera ne kete grup-moshe jane:
- Sjelljet e Shendetshme tek Femijet e moshes shkollore 11, 13 dhe 15 vjec (HBSC)
- Studimi global mbi duhanin te te rinjte (GYTS)
Me poshte jepen disa te dhena bazuar ne keto dy studime:
– Prevalenca e duhanpirjes aktuale tek te rinjte 13-15 vjec eshte 4.4% (6.4% tek djemte dhe 2.4% tek vajzat)
Dita Boterore kunder Duhanit, 31 Maj 2022: “Kercenimi i duhanit per mjedisin tone”
Ndryshe, shanset qe duhanpiresit ta lene duhanin me sukses jane 84% me te medha kur marrin keshillim intensiv nga mjeku. Sfida e Lenies se Duhanit jep keshilla te perditshme dhe inkurajim deri ne gjashte muaj per t’i ndihmuar kujtdo te qendroje larg duhanit. Aplikacioni eshte ne dispozicion falas ne WhatsApp, Viber, Facebook Messenger dhe WeChat.
Ne nivel boteror, rreth 39% e burrave dhe 9% e grave jane duhanpires. Normat me te larta te duhan-pirjes gjenden aktualisht ne Evrope, ne nivel prej 26%, nderkohe qe parashikimet tregojnë nje renie prej vetem 2% deri ne vitin 2025 nese qeverite nuk ndermarrin veprime urgjente.