Ndonjehere kujdesin e nenave tona e marrim si te mireqene. Qe nga kujdesi per ne ne moshe te re e deri te problemet e moshes se rritur, nenat tona jane prane nesh, duke na dhene keshilla.
Per shkak te kesaj, ne jemi mesuar aq shume me qendrimin e tyre sa kemi harruar se sa mirenjohes duhet te jemi.
Per te gjithe ju, deshirojme qe t’ju kujtojme disa arsye (qe me shume mundesi i keni harruar), pse duhet ta falenderoni dhe t’i jeni mirenjohes nenes suaj. Shpresojme qe kjo te preke shpirtin tuaj aq thelle sa preku tonin.
1. Kane aftesine ta bejne te pamunduren te mundur
Jo pa qellim, shpesh nenat cilesohen si engjej mbrojtes. Jane baza e familjes dhe krahu ku ne gjithmone mbeshtetemi. Kapercejne çdo veshtiresi dhe ende arrijne ta bejne veten dhe familjet e tyre edhe me elastike.
Shume nëna mund te jene dorezuar ne shoqeri dhe ne martese, por kurre nuk u dorezuan para femijeve te tyre. Edhe permes çeshtjeve financiare, emocionale etj, ato arriten te na ushqejne, edukojne dhe te na mbrojne me perqafimet e tyre te ngrohta.
2. Perballen me boten dhe na vendosin mbi veten e tyre
Nga mbajtja per 9 muaj deri te lindja dhe kujdesi per secilin hap te femijerise sone dhe madje edhe te rritur, nenat jane heroina. Per te gjitha momentet kur kishim te ftohte, ishim te uritur ose te semure, nenat tona ishin prane, duke u kujdesur per ne.
Kur kjo do te thoshte kapercim te punes, te nje udhetimi ose nje ngjarje te rendesishme, nenat tona as nuk menduan dy here dhe zgjodhen te kujdeseshin per ne, femijet e tyre. Per ate vetemohim dhe gjithe vemendjen qe nenat na dhane, te gjithe duhet te jemi mirenjohes.
3.Udhetuan milje larg per te siguruar nje jete me te mire
Nenat emigrante, qe u larguan nga qytetet dhe vendet e tyre me familjen, per te gjetur kushte me te mira jetese diku tjeter. Ka pak fjale per te pershkruar se sa te guximshme ishin disa nga nenat tona, qe vendosen te linin token e tyre dhe te leviznin diku tjeter ne bote per te na dhene paqe, arsim dhe nje shans per te patur nje te ardhme me te mire.
Disa nena rrezikuan jeten dhe rehatine per te na siguruar me te miren – edhe nese kjo do te thoshte te mesonin nje kulture te re, nje gjuhe te re dhe te pershtateshin me nje realitet krejt tjeter. Per shkak te kesaj, nenat tona meritojne mirenjohjen me te sinqerte.
4. Na dhane mesimet me te vlefshme te jetes
Se “jo” per te blere nje loder te shtrenjte na mesoi vleren e parave. Ai leksion ‘i bezdisshem’ rreth studimeve tona na mesoi per rendesine e njohurive. Refuzimi per te na lene te dalim dhe te kthehemi sa here qe te deshironim na tregoi rendesine e sigurise.
Megjithese mund te mos e kemi kuptuar ne fillim, nenat tona na dhane mesime jete qe nuk do t’i harrojme kurre.
5. Mirenjohje per dashurine pa kushte
Dashuria e nje nene eshte thjesht unike. Nenat biologjike, nenat adoptuese, njerkat, nenat e reja dhe te moshuara, nenat qe jane mes nesh dhe nenat qe jane larguar nga kjo jete. Te gjithe kane fuqine te na japin nje lloj dashurie kaq te paster dhe te pakushtezuar.
Per nenat qe u kujdesen per ne gjate gjithe jetes sone, ne ju falenderojme ngrohtesisht.