Edhe pse mund te themi qe disa gjera baze i dime, ka disa veprime qe ne vazhdojme t’i bejme sepse na pelqejne, pa e ditur qe ata bezdisen. Eshte e sigurt qe asnjehere nuk do ta kuptojme dot çfare mendojne vertet burrat per gjinine e kundert. Kjo ka edhe anen pozitive, pasi keshtu ruhet edhe magjia mes te dyve. Gjithsesi, ne nuk kerkojme te futemi ne thellesine e mendjes se tyre, por te kuptojmë pak a shume se çfare pelqejne dhe çfare jo.
Me poshte do te gjeni nje liste per te kuptuar me mire disa situata:
Postime pa fund ne rrjetet sociale
Mbase te pelqen qe çdo aktivitet ta pasqyrosh ne rrjetet sociale per sa me shume pelqime, komente, por duhet te dish qe meshkujt zakonisht nuk merren me jeten sociale. I vetmi rast ne te cilin ata mund te hyjne te shikojne profilin eshte kur sapo jeni njohur, per te kuptuar me shume rreth jush ose per te pare ndonjë foto plazhi. Epo… Nese je duke postuar per ate, me mire mos e bej, sepse e vetmja gje qe do arrish eshte te behesh e merzitshme.
Teprimet me kujdesin estetik
Eshte shume gje e mire te kujdesesh per pamjen tende, por vetem ne rastet kur e ben per t’u ndier mire me veten. Sepse nese e ben per meshkujt, te jesh e sigurt qe nuk do te funksionoje. Si ta themi me thjesht? Kur vishesh per te rene ne sy, sigurisht qe do te biesh, por vetem kaq! Nuk ke per te gjetur asnje djale, sepse gjysma e tyre do te te tallin dhe gjysma tjeter do te konsiderojne si jo serioze. Nuk e themi ne, fjalet e tyre transmetojme.
Menyra baby talk
Kjo nuk eshte se nuk u pelqen vetem meshkujve, por edhe shume vajzave “normale”. Sado naze qe te besh, duhet ta mposhtetsh kete lloj të foluri.
Vajzat qe dehen
Nuk e dime pse ka qarkulluar diçka e tille, por te jeni te sigurta se nje vajzë qe pi me shume se nje djale nuk eshte e pelqyer. Nese keni degjuar per masen, aplikojeni!
Sekretet
Eshte gje e mire te mos hapesh menjehere te nje djale qe sapo ke njohur, por edhe misteri i tepruar behet shume i lodhshem dhe acarues. Keshtu qe lereni tipin ‘femme fatale’ dhe flisni ne menyre normale.