Sistemi imunitar punon per te njohur dhe identifikuar nje infeksion ose virus te mundshem ne trup. Kjo shkakton nje pergjigje imune, me qellim te rivendosjes se funksionit normal.
Si te forcojme sistemin imunitar ne kete sezon i cili na perball me shume viroza dhe grip/ftohje?
Disa nga menyrat me te thjeshta per te pasur nje shendet me te mire dhe nje sistemi imunitar te forte jane ato te konsumumit te ushqimeve te shendetshme.
Konsumoni frutat e sezonit
Frutat sezonale jane edhe ato me te mirat per tu konsumuar ne perditshmeri si molla, portokallet, mandarinat, qitrot, rrushi. Jo vetem kaq por edhe perimet sezonale si avokado, laker brukseli, patatja embel, spinaqi, preshi dhe bishtajoret kane te gjitha multivitaminat e nevojshme per trupin. Sistemi imunitar do te jete me i forte kur perdorim frutat e sezonit .
Konsumoni supe dhe gjelle me leng mishi
Lengu i mishit njihet per vetite e tij pozitive ne kockat e trupit dhe shendetit ne pergjithesi. Lengu i kockave permban jo vetem vitamine B, magnez dhe zink por edhe kolagjen teper i rendesishem per eleminimin e rrudhave dhe permiresimin e elasticitetit te lekures. Supa do te mbaje trupin te hidratuar dhe do te jete nje mbrojtes antibakterial nese do ti shtoni edhe barishte me veti kurative sic jane xhinxherfil, rozmarine, rigon.
Te tjera ushqime sezonale
Domate, qepa, hudhra, specat e kuq, kerpudha dhe korinadra qe jane te pasura me antioksidante, antibakterial, antifungale dhe vitamina A, B , fibra, beta karroten duke nxitur rruazat e kuqe dhe te bardha te gjakut. Njesoj si me frutat sezonale dhe me ushqimet e tjera po te sezonit sistemi imunitar do te jete i forte pas perdorimit te ketyre .
Caji me xhenxhefil dhe hudher
Hudhra dhe xhenxhefili jane dy produkte qe permbajne vlera te shumefishta terapeutike dhe shendetesore, per te mos permendur ketu efikasitetin e tyre ne recetat e gatimit. Perdorimi i ketij caji ju jep te gjitha avantazhet e hudhres dhe xhenxhefilit si antibiotike natyrale, kunder inflamacionit dhe per te lehtesuar dhimbjet e kokes apo te vjellat dhe sistemi imunitar me i mbrojtur . Gjithcka ju duhet eshte te shtoni tri hudhra te shtypura nderkohe qe pergatisni cajin tuaj te xhenxhefilit.
Caji i pergatitur nga hudhra e njome ose e thate bashke me xhenxhefilin percjell shume vlera shendetsore. Caji i xhenxhefilit dhe hudhres ka nje shije te mire, vecanerisht nese kombinohet me mjalte dhe limon. Ai eshte nje alternative e mire per ata qe vuajne nga virozat ose i ftohti.
Ne nje gote uje zieni nje cope te vogel rreth 1 cm xhenxhefil dhe 1-2 thelbinj hudher. Me xhenxhefilin dhe hudhren mund te pergatisni nje kombinim te ngjashem me pasten, e cila perdoret edhe ne gatim si salce.e Ajo eshte e shendetshme dhe shume e shijshme ne shume dimensione. Nese e perdorni qofte per marinim ose thjesht per arome, gatimet tuaja do te marrin nje nuance tjeter aromatike. Mbi te gjitha pervec shijes, organizmi perfiton edhe efektet mbrojtese.
Me poshte do te gjeni nje metode te thjeshte per pergatitjen dhe ruajtjen e salces se hudhres dhe xhenxhefilit
Perberesit:
250 grame xhenxhefil (te qeruar dhe te prere holle)
250 grame hudher (te qeruar dhe te prere holle)
1 luge caji me kripe
2-3 luge gjelle me vaj ulliri cilesor.
Udhezimet: Perdorni nje mikser ose shtypini perberesit se bashku ne havan deri sa t’i ngjasoje nje salce pesto. Hidheni salcen ne nje ene qelqi dhe ruajeni ne frigorifer. Salcen mund ta perdorni ne supe, gatimet me oriz, makarona e te tjere. Organizmi juaj do t’ju jete mirenjohes.