Rolling Stones jane gati per publikimin e albumit te ri pas 18 vjetesh te largimit te tyre nga skena e muzikes.
Ne turnete muzikore te gjithe ketyre viteve ata kane performuar hitet legjendare te tyre si “Satisfaction” apo “Anybody seen my baby”. Mesohet se do te mbajne nje turne ne SHBA, Ameriken e Jugut dhe Europe pas publikimit te albumit. Lajmi vjen i ditur pas humbjes se bateristit se grupit Charlie Watts. Ata kane perfunduar rregjistrimet e audiove muzikore te prodhimit te pare muzikor pas 18 vitesh.
The Rolling Stones Albumi
Pas publikimit te albumit me te ri, Rolling Stones do te performojne ne festivalin e njohur tre ditor ne Kalifornine e Jugut, “Old Chella”, ku do te marrin pjese edhe shume nga figurat me te njohura te muzikes pop sic jane Paul McCartney, The Who dhe Bob Dylan.
Ne nder te 60 vjetorit te krijimit te grupit jane krijuar 12 ekzemplare pullash ku duken imazhet ikonike gjate performancave te tyre live.
Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood se bashku me bateristin Steve Jordan e Darryl Jones kane regjistruar kenget baze te albumit, i cili do te jete i pari pa themeluesin e grupit, bateristin legjendar Charlie Watts, i cili vdiq vitin e kaluar.
Nje burim i tha The Sun se vdekja e tij krijoi nje pasiguri te grupi pasi ata kishin datat e stadiumeve te planifikuara.
“Por tani ata kane pasur kohe te reflektojne se te gjithe mendojne se eshte gjeja e duhur te vazhdojne te bejne ate qe kane bere gjithmone si grup, te bejne muzike te re dhe te hyjne serish ne rruge per ta performuar ate per fansat e tyre,-tha burimi, duke shtuar se grupi po planifikon nje turne ne SHBA, Amerike te Jugut dhe Evrope pas publikimit te albumit.
Me sa duket tani ka ardhur koha qe ata te reflektojne. Me mendimin e perbashket ata duket se kane vendosur se gjeja e duhur eshte te vazhdojne te krijojne muzike te re, hite te mira dhe shprese e gezim ne zemrat e fansave. Kohet e fundit “Rolling Stones” u ben subjekt i nje seriali dokumentare me kater pjese, “My Life as a Rolling Stone”, ku shfaqeshin episode individuale ne Jagger, Richards, Wood dhe Watts.