Rritje e konsiderueshme e aplikimeve per azil ne BE eshte hasur keto kohe nga vendet e varfera , bota e trete .
Azilkerkues nga bota e trete jane rritur ndjeshem shifrat vit pas viti
Me thuajse 89% me shume kerkesa se viti 2021, ky vit shenosh numrin rekord te azil kerkuesve. Numrin me te madh te azilanteve e mbajne populli sirian, i cili pasohet me pas nga afganet dhe venezuelianet. Trendi i fundit i rritjeve te azil-kerkuesve eshte nga kombi ukrainas te cilet duan te largohen nga lufta ne territoret e tyre. Numri i rregjistruar ishte nga 2 370 ne shkurt ne 12 885 ne muajin mars per shkak te agresionit ushtarak.
Nuk mbeten pas azilantet nga Shqiperia, te cilet duket se preferojne Francen si vend qendrimi. Ne te gjithe rajonin Shqiperia renditet e para ne liste per numrin e larte te azil kerkimit. Franca duket se eshte vendi me i pelqyer per shkak te kushteve sociale dhe strehimit qe ofron gjate muajve te pare te ikjes. Aplikimet per azil te kryera per here te pare ne vendet e Bashkimit Evropian u rriten ne muajin maj me 89 per qind ne krahasim me te njejtin muaj te nje viti me pare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas te dhenave te Zyres se Statistikave te Evropes (Eurostat), 63.105 persona kane kryer aplikim per mbrojtje nderkombetare ne muajin maj 2022 ne ndonje vend te BE-se. Kjo shifer nenkupton rritje me 89 per qind ne krahasim me periudhen maj 2021 dhe 17 per qind ne krahasim me prillin 2022. Nderkohe, me 13 per qind eshte shenuar rritje e atyre qe kane kryer aplikim per azil per here te dyte ne muajin maj 2022, si dhe rritje me 20 per qind krahasuar me majin e vitit te kaluar.
Rritje e aplikimeve per azil me e madhe ne baze mujore mes atyre qe kane kerkuar mbrojtje nderkombetare ne BE
Eshte shenuar mes shtetasve nga Venezuela. Numri i venezuelasve ne nje muaj u rrit me 32 per qind dhe arriti ne 4.800 ne muajin maj. Ndersa me shume aplikime jane bere nga sirianet, nga bota e trete , ku gjithsej 8.025 siriane kane kerkuar te drejten e azilit ne nje vend te BE-se ne maj 2022. Sirianet jane ndjekur nga afganet me 7.700 persona. Nderkohe venezuelasit ne vendin e trete jane pasuar nga te ardhurit ne BE nga Kolumbia me 3.535 persona dhe nga Pakistani me 2.890 persona. Me 13.855 kerkesa, Gjermania eshte renditur vendi i BE-se me me shume aplikime te kryera. Pas Gjermanise vijon Spanja me 10.200 kerkesa, Franca me 9.800 dhe Italia me 6.450.
Numri i aplikimeve per azil te kryera ne vendet e BE-se nga Ukraina qe eshte sulmuar nga Rusia, u regjistruan te jete 2.370 ne shkurt, 12.885 ne mars, 1.510 ne prill dhe 1.295 ne maj.
Ne total, ne Bashkimin Europian-27 dhe ne Mbreterine e Bashkuar u aplikua per azil ne vitin 2022 rreth 27 mije persona, qe eshte niveli me i larte nga viti 2016. Rekordi i aplikimeve vijon te mbetet viti 2015, me rreth 69 mije shtetas qe kerkuan azil ne nje nga vendet e Bashkimit Europian dhe Mbreterine e Bashkuar. Ndersa 2022-i eshte viti i trete me i larte, pas fluksit te larte te 2015-2016.