Rakia e rrushit ose ashtu sic i thone turistet ” raki rrushi albania” eshte nje pije e vjeter e cila daton para shume shekujsh.
Si prodhohet rakia e rrushit ne Shqiperi?
Rakia e rrushit eshte nje nga rakite me te njohura dhe me te konsumuara ne Shqiperi. Ky alkool tradicional prodhohet ne menyra te ndryshme ne te gjithe vendin dhe eshte nje pjese e trashegimise kulturore shqiptare.
Mblidhet rushi nga hardhia. Me pas fillon proçesi i shtypjes se rushit. Rushin e shtyp me kembe ose makineri. Rushin e shtypur e grumbullon ne nje fuci ( hekuri ose dhe plastike) dhe e le aty brenda pa e mbyllur plotesisht dhe hermetikisht kapakun, ne kte gjendje do qendroje disa dite derisa te afrohen mizat e rakise qe te kryejne fermentimin. Gjat ktyre 3-4 diteve ku kan hyre dhe mizat e kan bere punen e tyre duhet ta trazosh me ndonje dru 2 here ne dite.
Pastaj ne ditet ne vijim fucise i mbyllet kapaku hermetikisht qe te mos mari apo te nxjerri ajer dhe 1 here ne dite duhet te hapet kapaku dhe te trazohet me drurin qe thash me lart, pasi trazohet shpejt e shpejt mbyllet kapaku perseri hermetikisht (kjo behet per arsye se rrezikon te shpertheje fucia si bombe nqs nuk hapet te pakten 1 here ne dite) . Ne kte gjendje do qendroje minimumi 2 jave, kjo eshte dhe ne varesi te kohes sepse nese eshte nxehte mjaftojn 2 jave dhe nese eshte fresket duhet lene me shume. Pasi kemi aritur ne fund te dy-javeshit bejme gati kazanin ku do zihet raki rrushit . Kazani duhet te jete mundesisht i gjithi prej bakri qe te dali raki e cilesise se larte.
Duhet treguar kujdes kur zjarri behet me drunj sepse duhet te jete konstant gjate zierjes se rakise . Pas disa minutash fillon te pikoje nga tubi rakia, pika e pare quhet dhe eshte ne nje gradacion shum te larte ne fillim pastaj duke kaluar koha duke u zbutur gradacioni. Gjithmon do e provosh her pas here rakine per te pare se sa e forte eshte sepse pas 2 oresh arin deri aty sa ska me gradacion alkoli dhe del si uje.
Rakia Shqiptare nje shije unike
Turisteve ju duhet vetem nje raki rrushi Shqiptare per te kuptuar se eshte një alkool i forte, me nje shije unike dhe arome. Ne Shqiperi, ajo sherbehet shpesh si nje alkool shoqeror, i shoqeruar me pjata tradicionale sic jane qofte me sose dhe fasule, te cilat sjellin ne pah shijen e saj te vecante. Per shume shqiptare,rakia eshte nje pjese e identitetit kombetar dhe nje simbol i kultures se tyre.
Pervecse eshte nje pjese e trashegimise kulturore, rakia e rrushit eshte edhe nje burim i rendesishem i tregetise per ekonomine e Shqiperise. Keshtu, shume projekte ne vend jane nxitur per te mbeshtetur prodhimin dhe eksportin e rakise me rrush, duke perfshire projektin “Raki me rrush te Shqiperise” dhe “Qendra e Rakise” ne Gjirokaster. Kazani eshte nje menyre tradicionale e prodhimit te rakise ne Shqiperi. Shijoni nje cope trashegimie kulturore me nje gote qe vjen nga nje kazan rakie me perqindje te larte alkooli.