Me poshte do te keni mundesine te lexoni 4 keshilla si te ecni perpara edhe pas ndarjes nga nje lidhje e gjate.
Humbja e dashurise dhe humbja e kuptimit te jetes jane dy arsyet kryesore qe e thyejne nje zemer. Dhimbja te vret, mirepo ka edhe “ilace” qe sherojne nje zemer te thyer.
Perballuni me te tashmen, merzituni dhe levizni
Lidhja mund te kete qene mjaft e bukur, por tashme ka mbaruar. Ndaloni se menduari per veprimet tuaja dhe per ato qe mund te kishit bere ndryshe. Mos vini ne dyshim arsyet pse partneri u zhvendos dhe mos u perpiqni ta riktheni, sepse gjerat nuk do te jene kurre njesoj. Nese ata ju hodhen nje here, do ta bejne perseri. Nuk ka asnje arsye per te zgjatur. Lereni veten te merzitet, por levizni. Pasi te keni derdhur lot mjaftueshem, lerini ato pas. Jepjani zemren tuaj dikujt tjeter, ne te cilin keni besim dhe mos keni frike te dashuroheni serish.
Mbani mendjen dhe trupin tuaj te zene dhe zemra juaj do te sherohet
Tani eshte koha e perkryer per t’u perqendruar ne karrieren tuaj; per te filluar ate kurs qe keni dashur te beni per nje kohe te gjate, per t’u marre me nje hobi te ri, per t’u ribashkuar me disa miq te vjeter. Nuk eshte me rendesi se cfare zgjidhni te beni per sa kohe qe ju mban te zene dhe ju ndihmon te ndiheni me mire per jeten tuaj.
Jeni te forte
Ju jeni te plotesuar me veten. Jeni te forte, te zgjuar dhe te cmuar. Keni veten dhe nuk duhet askush tjeter per ta konfirmuar vleren apo per t’ju sjelle lumturi. Askush ne kete jete nuk eshte i pazevendesueshem, mbajeni mend kete gje.
Rrethojeni veten me njerez te lumtur
A e dini se buzeqeshjet dhe te qeshurat jane ngjitese? Po, ashtu jane! Dilni me miqte tuaj te gezuar, shikoni komedi, lexoni libra komik, regjistrohuni ne faqet e internetit komike. Thjesht hapeni mendjen dhe qeshni. Ka nje thenie se cdo perfundim eshte nje fillim i ri … koha juaj sapo ka filluar, keshtu qe shfrytezojeni sa me mire!