Jetojme ne nje shoqeri multi-kulturore. Myslimanet gjate agjerimit perballen me shume pyetje nga miqte e tyre qe nuk jane mysliman. Ja disa pyetje qe shtrohen me shpesh.
1. Pse agjerohet?
“Ramazani eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Kjo shume lehte mund te shpjegohet ne kete menyre. Sipas kuptimit metaforik, agjerimi eshte ‘varferi e detyruar’, me qellim per te vendosur barazine mes njerezve duke, refuzuar ushqim, pije dhe kenaqesi trupore.”
2. Edhe uje nuk pihet gjate agjerimit? Po kafe? As cigare nuk mund te perdoresh dhe camcakez?
“Po, nuk pihet as uje, as kafe. Sigurisht edhe duhanpiresit me te medhenj gjate agjerimit eliminojne vesin e tyre. Agjerimi zgjat nga agimi (Imsaku) e deri ne perendim te diellit (Iftar).
Per Iftar duhet pasur kujdes qe te mos teprohet me ushqim, rekomandohet te konsumohet me pak por me shpesh. Pasi te perfundoj Iftari sigurisht vjen çaji ose kafeja, secili sipas deshires se vet. Gjate veres kur periudha mes Iftarit dhe Syfirit eshte shume e shkurter prej rreth pese ore duhet pasur kujdes qe te mos konsumohet shume me qellim qe te mund te hani ne Syfir…”.
3. A eshte veshtire te agjerosh? Jetojme ne mjedise te perziera, a eshte veshtire te shohesh te tjeret duke ngrene?
“Pyetja me e veshtire per tu pergjigjur. Njeriu permes agjerimit duhet ta pastroje shpirtin e tij nga instinktet e kafsheve dhe roberimi i pasioneve. Te kontrolloje instinktet. A eshte kjo e lehte, vleresojeni vete.
A eshte veshtire te shihni te tjeret duke ngrene ushqim, mendoj se jo. Nese ke ndermend te agjerosh aspak nuk te shkon mendja te hash ushqim…”.
4. Ne mbremje zgjoheni per te ngrene ushqim, a nuk mund te hani para se te fleni dhe cfare konsumohet me shume ne Syfir?
“Po, Syfiri hahet gjate nates. Ne Syfir nuk duhet te konsumohen racione te shumta, perkundrazi duhet te beni zgjedhje te zgjuar te asaj qe konsumoni duke shmangur volumin e ushqimit. I’a nje shembull modest per nje Syfir te shpejte dhe me shume kalori: buke integrale, djathë, banane, hurma, bajame, uje, jogurt, veze, fruta, mjalte…Nuk duhet te konsumohet shume kafe, caj, ushqim I kripur dhe I skuqur me qellim qe me lehte ta kalojne diten e neserme!”.
5. Cfare konsumoni ne Iftar dhe a ju vijne miq?
“Per Iftar konsumohet cdo gje, nuk ka kufizime. Miqte sigurisht se jane te mireseardhur ndersa vlera e pergatitjes se Iftarit nga ai qe ofron Iftar eshte shume e madhe. I derguari I Allahut, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thene: ‘Kush pergatit Iftar per agjerues do te kete te njejtin shperblim si agjeruesi me ate qe agjeruesit nuk do t’i reduktohet shperblimi i tij’.
6. A jane rregullat e agjerimit te njejta kudo? A agjerojne te gjithe myslimanet ne menyre te njejte dhe pse cdo vit agjerohet ne kohe te ndryshme?
“Sigurisht pasi Ramazani eshte nje nga shtyllat e Islamit dhe obligim i cdo myslimani prandaj edhe rregullat jane te njejta kudo dhe te pandryshueshme. Agjerohet ne periudha te ndryshme kohore sepse muaji Ramazan leviz 10 dite perpara per shkak te kalendarit henor”.
7. Kush duhet te agjeroj?
-mysliman
-i moshes madhore
-i arsyeshem
-i shendetshem
-Personi qe nuk udheton
-gruaja kur nuk eshte ne ciklin menstrual
8. Kush ka te drejte te mos agjeroj?
-I semuri
-udhetari
–I moshuari apo e moshuara qe nuk jane ne gjendje te agjerojne (per cdo dite te humbur domosdoshmerish duhet ushqyer nje I varfer)
–I semuri, sherimi I te cilit nuk pritet apo ka status te nje te moshuari qe nuk eshte I afte te agjeroje
-shtatzenat dhe grate qe japin gji femijeve
9. A ndihmohen te varferit gjate Ramazanit dhe si?
“Po. Sadekatu’l-Fitr eshte obligim material me te cilin Islami i inkurajon myslimanet te kujdesen per te varferite. Cdo mysliman ne fund te Ramazanit eshte i detyruar te ndaje (perafersisht 3 kg) ushqim per t’ua ndare te varferve, qe edhe ata pas nje muaj agjerim se bashku me te pasurit te gezohen gjate festes se Bajramit”.
10. A eshte i lehte kthimi ne jeten normale apo mund te ndodhi qe te teprohet me ushqim, per te kompensuar te humburen?
“Kthimi ne jeten normale nuk paraqet problem pasi konsumohet aq sa duhet. Asgje nuk humbet sepse gjithcka kompensohet mes Iftarit dhe Syfirit. Por problem i vetem eshte se para jush eshte festa e Bajramit. Sigurisht duhet te keni kujdes te mos e teproni me bakllava. Kjo sigurisht vlen edhe kur jeni ne jeten normale”.