Shume njerez kane nje “ilac” te preferuar per cdo mbremje para se te flene: nje caj i ngrohte dekafeinato apo ndonje suplement shtese melatonine. Por edhe lengjet qe permbajne qumesht dhe kanelle, po ashtu bejne pjese te pijet e dashura per kohen para gjumit, sipas Joyce A ,Walsleben dhe Rita Baron-Faust, autore te “A Woman’s Guide to Sleep.”
Megjithate, ka disa kufizime qe kane te bejne me ndikimin qe ka kjo perzierje e mbremjes per shume njerez. Sic dihet, qumeshti ndihmon gjendjen e gjumit, por, sipas studimeve, kanella rrit me shume vigjilencen se sa ul lodhjen.
Qumeshti dhe gjumi
Qumeshti eshte i perbere nga nje aminoacid, triptofan, i cili shton seratoninen ne trup. Seratonina ndihmon ne gjendjen e gjumit. Megjithate, sipas nje studimi te vitit 2003, publikuar ne “The American Journal of Clinical Nutrition”, rezulton se ndersa qumeshti cliron tryptofan, ky i fundit mund te “pengohet” gjate rruges per t’i dhene sinjalin trurin, nga proteinat e qumeshtit. Qe tryptofani te jete efektiv per te sjelle gjendjen e gjumit, duhet te shoqerohet me ushqime me pak proteina dhe me shume karbohidrate.
Kanella dhe gjumi
Qe nga viti 2011, nuk ka asnje prove shkencore qe kanella ndihmon per te sjelle gjendjen e gjumit. Megjithate, aroma e kanelles, klinikisht eshte vertetuar se rrit vigjilencen dhe ul tensionin, sidomos tek njerezit qe ngasin makinen, sipas nje studimi te vitit 2009 ne “North American Journal of Psychology.” Edhe pse ky studim rekomandon se kanella te qeteson me shume kur i mban ere se sa kur e shijon, ne te njejten kohe edhe tregon se eshte me mire qe ta shmangni qumeshtin me kanelle para se te flini, sepse ne vend qe t’ju vije gjumi, do te ketë efekt te kundert duke ju bere me vigjilent.