Kryetarja e PE-se, Roberta Metsola, njoftoi se s’ka asnje kundershtim per vendimin.
Me ne fund lajmi i shumepritur per shqiptaret e Kosoves erdhi: Parlamenti Europian ka miratuar dosjen per liberalizimin e vizave.
“Nuk kam marre asnje propozim per te refuzuar qendrimin e Keshillit dhe asnje amendament. Prandaj, qendrimi i Keshillit eshte miratuar dhe akti i propozuar eshte miratuar”, tha Metsola.
Ky vendim u prit me duartrokitje nga disa eurodeputete.
Sipas vendimit te dakorduar te institucioneve te BE-se, qytetaret e Kosoves do te mund te levizin pa viza ne zonen Schengen nga 1 janari 2024. Procedura e vetme e mbetur pas miratimit nga PE eshte botimi i vendimit ne Gazeten Zyrtare te BE-se dhe hyrja ne fuqi e tij.
Neser do te jete ceremonia e nenshkrimit per ligjin e ri ku prezente do te jete vete Metsola, Jessika Roswall, ministre suedeze e BE-se qe perfaqeson presidencen e Keshillit te BE-se. Po ashtu, te ftuar jane edhe kryetari i LIBE, Juan Fernando López Aguilar dhe raportuesi per vizat e Kosoves, eurodeputeti Thijs Reuten.
”Liberalizimi i vizave tashme eshte realitet. Diten e sotme u votua pozitivisht ne Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do te nenshkruhet zyrtarisht diten e neserme ne Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Keshilli i BE-se, ku do te jete prezent dhe zevendeskryeministri i pare per Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit te vizave per Kosoven do t’i lejojne qytetaret te udhetojne ne BE pa viza per nje periudhe qendrimi prej 90 ditesh ne cdo periudhe 180 ditore. Kosova i kishte plotesuar te gjitha kushtet per liberalizimin e vizave me kohe, por deri me tani mungonte konsensusi ne mesin e vendeve anetare per avancimin e procesit. Fale punes se Qeverise sidomos ne fushen e sundimit te ligjit, luftes kunder korrupsionit e menaxhimit te migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve te BE-se dhe vendeve anetare se Kosova meriton perfundimin e procesit te liberalizimit te vizave dhe se vendi ka bere progres e arritje te rendesishme ne fushat relevante”, thuhet ne reagimin zyrtar.
”Pas nje pritjeje te gjate, ky eshte nje moment kyc i perafrimit te vendit tone me familjen evropiane”, permbyllet njoftimi.
Zyra e kryeministrit Albin Kurti ne nje njoftim zyrtar, deklaron se ky vendim vjen si rezultat i punes se qeverise.