Sado qe jane padyshim fakte interesante, ka kohe qe nje pjese e mire e njerezve, pa qene e nevojshme te jene shkencetare, e kane mesuar tashme se nuk jane asgje me shume se legjenda urbane.
Ka disa mite te shkences te cilat ka ende njerez te cilet vazhdojne t’i permendin me bindje.
Cilat jane ato? Ua numerojme nje me nje me poshte:
1. “Nikotina eshte fajtore per semundjet qe lidhen me cigaren”
Shume shkencetare thone se nikotina ne vetvete nuk shkakton semundje. Ne fakt, sipas nje artikulli te Harvard Health Publishing, nikotina mund te kete edhe efekte pozitive ne shendet, si pershembull ulja e mundesise per te patur semundjen e Parkinsonit apo efekti i saj relaksues.
Nikotina paragjykohet shpesh si nje kimikat i demshem per shkak se shkakton varesi ndaj duhanit, por ka studime te panumerta te cilat tregojne se ne vetvete ajo nuk eshte e demshme. Ne fakt, nikotina gjendet ne shume perime dhe fruta si tek domatja, patatja, patellxhani apo lulelakra, si edhe tek caji.
Per shkak se cigaret me djegie e dergojne nikotinen ne masa te medha dhe shume shpejt ne tru, ajo ka vetine te krijoje varesi. Pavaresisht kesaj, eshte shume e rendesishme te perpiqeni per ta lene krejtesisht duhanin.
Por per ata te cilet zgjedhin te vazhdojne, ka alternativa te cilat permbajne vetem nikotine, si alternativa me avull, e cila njihet ndryshe si cigare elektronike. Ajo funksionon permes avullimit te nje kapsule me leng i cili permban vetem nikotine.
Gjithashtu, per te shmangur clirimin e kimikateve te demshme keshillohet alternativa me ngrohje IQOS. Pajisja e cila e ngroh duhanin, duke mos e djegur ate redukton 95% te kimikateve qe clirohen nga djegia ne nje cigare klasike.
2. “Ne perdorim vetem 10% te trurit”
Vertete ka akoma shume gjera te pazbuluara per trurin e njeriut, por fakti qe ne e perdorim te gjithin, jo vetem 10% te tij nuk eshte nje nder keto mistere. Ekzistojne gjithe ato te dhena nga skanimet e trurit qe tregojne se kjo shifer prej 10% eshte plotesisht e rreme. Ne vertet nuk e perdorim te gjithe trurin ne cdo moment te dites, por perdorim pjese te ndryshme te tij ne momente te ndryshme.
3. Bananet rriten ne peme
Bananet rriten ne dicka me madhesine e pemeve, por “pema” e bananes ne te vertete nuk eshte nje peme. Bima e bananes, e cila mund te rritet deri ne 25 metra, eshte ne te vertete barishte shume e madhe. Nese shikoni me kujdes bananen, do te vini re se ajo nuk ka fibra drunore. Ka kercell dhe gjethe te forta, megjithate i mungon trungu dhe deget qe do ta percaktonin ate si peme.
4. Sheqeri i ben femijet hiperaktive
Nuk ka pasur prova per te vertetuar tezen e famshme se sheqeri shkakton hiperaktivitet tek femijet (pervec raste femijesh me crregullim insuline te shoqeruar me disa crregullime psikiatrike). Nese keni vene re rritje te aktivitetit tek femijet tuaj vecanerisht pas festave gjate te cilave tipikisht konsumohen embelsira, me gjase eshte thjesht entuziazmi festiv, i cili kalon me t’iu kthyer normalitetit.
Kjo nuk do te thote qe marrja e sheqerit nuk duhet te kufizohet. Shume sheqer shoqerohet me shtim ne peshe, rezistence ndaj insulines dhe hipertension.