Nje vend kontrastesh, qe ndan eForbes: Shqipëria, një vend tjetër i jetës së ëmbëlmeruesin e perbashket te mikpritjes.
Ne Token e Shqiponjave, ne mrekullohemi pas cdo zbulimi, shkruan gazetarja Sabah Kaddouri per revisten e njohur ”Forbes”.
”Dicka po ndodh ne Shqiperi. Mos eshte energjia krijuese e nje rinie frymezuese? Apo nje deshire e fuqishme per te bere nje hap thelbesor ne rrugen drejt biznesit dhe kohes se lire?
Ngjitur me veriun e Greqise dhe perballe thembres se “cizmes” italiane, ne bashkimin e qyteterimeve romake, bizantine dhe osmane, ky shtet ballkanik kultivon unikalitetin midis hapesirave te medha te virgjera dhe kryeqytetit te tij, Tiranes, i mbushur me ndertesa moderne.
Peizazhe madheshtore
Tri te katertat e territorit jane te gdhendura nga malet. Nje parajse per udhetaret dhe nje spektakel i perhershem per turistet.
E pikeluar me liqene, perfshire burime te shumta termale, e mbeshtjelle me livadhe te rrethuara nga fshatra tradicionale te ngjitur pas shpateve, Shqiperia zhvesh peizazhin e saj madheshtor, qe rrefen shekuj bashkejetese paqesore midis njeriut dhe natyres.
Ne keto rajone te gjelbra, i mbushim mushkerite dhe qetesojme veshet.
Ekziston edhe kenaqesia e ndarjes se momenteve autentike me vendasit dashamires gjate ndalesave per te shijuar gatime ne ndonje shtepize ose ndonje nate te pafund. Shqiptaret jane shume bujare me kedo qe qellon te jete mysafiri i tyre.
Ne skajin jugor te vendit, pergjate bregdetit, Parku Kombetar i Llogarase (me i rendesishmi ne Shqiperi) permban nje natyre te harlisur dhe te virgjer. Ky mur malesh, qe ngrihet ne me shume se 2000 metra, eshte shtepia e një flore dhe faune te pasur, si shqiponja e arte, emblema e vendit. E pamundur per te mos u vene re, kjo rruge piktoreske te con ne bregdetin e Jonit.
Ky gjeoturizem historik praktikohet gjithashtu ne rajonin jugor te Beratit, i njohur si “qyteti i nje mbi nje dritareve”, nje emertim qe i referohet pirgut te shtepive tradicionale osmane ne qytetin e vjeter, fasadat e te cilave jane ”shpuar” nga nje numer i madh dritaresh.
I shtrire pergjate lumit Osum dhe ne kanionin e tij madheshtor, qyteti mesjetar eshte nje vend i trashegimise boterore te UNESCO-s.
Berati deshmon per bashkejetesen paqesore te bashkesive te ndryshme fetare dhe kulturore gjate shekujve. Lagjja e tij myslimane, e ruajtur shume mire, fsheh ndertesa te jashtezakonshme ne bregun e djathte, ndersa lagjja e krishtere gjalleron bregun e majte.
Thirrja e detit
E mbeshtjelle me kilometra te tere rere te bardhe dhe te arte ne menyre alternative, me limane te shumta me mijera nuanca blu, Riviera Shqiptare eshte sekreti me i ruajtur i ruseve, ukrainasve, italianeve dhe britanikeve.
Bregdeti fillon ne Vlore (me pak se dy ore nga Tirana) dhe shtrihet deri ne Sarande ne kufirin grek, nje kartoline e persosur prej 472 kilometrash pergjate detit Adriatik dhe Jon. Nje arome ”jete te embel” mbush numrin gjithnje e me shume ne rritje te turisteve dhe shqiptareve, te cilet kremtojne jeten me shetitje ne det, me kripe e jod, mish te shijshem te pjekur ne skare, shijime gatimesh lokale dhe mbremje festive.
Ka shume vende per te eksploruar, si Gjiri i Akuariumit, Drimadhes, Plazhi i Palases, Plazhi i Gjipes ose Ksamili, kaq shume arsye per t’u rikthyer.
Ne Vlore, ju mund edhe te pushoni ne nje hotel te vendosur ne nje shkemb! Ne epoken e Instagramit, kjo vendndodhje sheh nje kontigjent ne rritje te njerezve kurioze.
Kjo rritje e vendit ne harten e udhetareve shpjegohet gjithashtu edhe me menaxhimin e mire te krizes shendetesore: Shqiperia eshte nder kombet me pak te ndikuara nga COVID-19.
Destinacioni mirepriti gati 6,5 milione vizitore veren e kaluar, nje rekord.
Qeveria, permes veprimit te ministrit te saj te Ekologjisë dhe Turizmit, Blendi Klosi, synon te vazhdoje ta rrise kete vale.
“Ne po pershpejtojme ndertimin e infrastruktures hoteliere per te qene ne gjendje te mbeshtesim kete rritje, duke perfshire shume nga markat nderkombetare me pese yje. Pa dyshim, situata po ngadalesohet per momentin, por Shqiperia tani eshte nje destinacion ne radarin e shume udhetareve, qe zbulojne thesaret e ketij vendi te Europes, kaq i afert per nga kultura dhe po aq unik ne te njejten kohe. Fale rajoneve tona bregdetare te ruajtura mire, ne kemi kornizen ideale per te zhvilluar turizmin blu”, detajon keshilltari i qytetit gjate nje interviste.
Drejt Tiranes, kryeqytet vibrues
Kryeqyteti politik dhe ekonomik i Shqiperise qe nga viti 1920, Tirana eshte nje qytet simbolik, si edhe nje qytet muze. Cdo cep rruge jep deshmi per peripecite e historise. Nje roman kombetar me kaq shume ngjarje!
Kjo dritare mbi Europen, gjithashtu dera per ne Azi, terhoqi perandorite me te medha: romaket, bizantinet, osmanet…
Vendi i shenjtores Nene Tereza, ka perjetuar gjithashtu nje nga diktaturat me te pergjakshme komuniste te shekullit XX nen zgjedhen tiranike te Enver Hoxhes, sprova te cilat kane kontribuar fuqishem ne forcimin e shpirtit elastik, patriotik dhe te bashkuar te popullit shqiptar.
Si nje feniks qe ngrihet vazhdimisht nga hiri i tij dhe gjithmone shikon te ardhmen me shumë optimizem, perla e Ballkanit tani eshte ne rrugen e duhur per t’u bashkuar me Bashkimin Europian.
Nje shetitje ne Tirane do te thote te shkosh para dhe prapa midis tradites dhe modernizmit, midis artit sentimental dhe sofistikimit.
Nder vendet e domosdoshme per t’u vizituar: Sheshi Skenderbej, Xhamia e Et’hem Beut me afresket e saj te kushtueshme, nje nga me te bukurat ne Shqiperi, Muzeu Historik Kombetar me fasaden e tij te mbuluar me mozaike per lavdine e heronjve shqiptare, lagjja e Bllokut apo studioja e artistit te madh shqiptar, Agim Rada, nje piktor, skulptor qe me shume se nje here i dha despotizmit te Enver Hoxhes nje goditje artistike. Krijimet e tij mund te vizitohen ne shtepine e tij ne qender te qytetit. Nje vend perkujtimor, qe nuk duhet humbur, per ata qe duan te kapin gjithe nderlikueshmerine dhe poezine e Tokes se Shqiponjave.
Tirana eshte mbi te gjitha kryetari i saj i ri, Erion Veliaj, i cili flet per te me se miri!
Fjale per fjale te takimit tone energjik me kryetarin e bashkise se qytetit, i zgjedhur ne 2015:
“Ne ndoshta jemi kryeqyteti me i ri ne Europe, gje qe reflektohet ne demografine dinamike te qytetit, lulezimin ekonomik dhe kulturor. Bashkemoshataret e mi ne Europe me thone vazhdimisht se ata shprehin keqardhje per largimin e shume banoreve, kurse ne, nga ana jone, shohim nje lloj terheqjeje te madhe. Tirana eshte plot vinca, ndertime per banesa dhe tregti per te mbeshtetur kete rritje. Metropoli gjithashtu ka floten me te madhe te taksive ne Ballkan. Ne po bejme gjithcka per ta mbajtur te arritshem tregun e pasurive te patundshme per keta studente te rinj, qe jane bere aktive dhe vendosin te qendrojne”.
“Te zgjerohemi, po, por jo ne nje menyre te terbuar dhe ne dem te zhvillimit te qendrueshem! Keshtu, ne po udheheqim nje politike ekologjike inteligjente, duke inkurajuar levizjen e gjelber, qytetin e zgjuar. Kjo me qellimin e dyfishte te krijimit te nje ekosistemi teknologjik, si Stacioni F ne Paris, ku dergova nje delegacion per t’u frymezuar nga ky sukses i madh francez. Kemi kaluar mjaft kohe duke shitur bluza! Aktualisht, ne po i japim vetes kushtet per te prodhuar produkte me vlere te larte te shtuar ne burim dhe te imagjinojme koncepte inovative. Si te gjithe mesdhetaret, edhe ne shqiptaret e duam jeten! Motoja jone eshte “Puno shume dhe argetohu gjithashtu shume!”
“Jam, gjithashtu, i lumtur te them se ne Tirane dhe me gjere ne Shqiperi, kur komuniteti i krishtere sheh kishat e tij te shkaterrohen gjate nje termeti, jane myslimanet ata qe i vijne te paret ne ndihme dhe anasjelltas. Ne kemi tolerance te madhe per njeri-tjetrin. Ne vitin 2022, ne do te jemi Kryeqyteti Europian i Rinise: ky eshte nje takim qe ju leme!”, na fton kryetari i bashkise se qytetit.
Deri ne vitin 2022, rrugetimi drejt Tiranes tashme po zhvillohet fale nje fenomeni tjeter: turizmit mjekesor. Dy ore nga kryeqytetet me te medha te kontinentit, Shqiperia ka zhvilluar nje industri shume konkurruese ne kete zone. Nxitesi i “Udheto dhe Buzeqesh”, biznesmeni Dritan Gremi po kap nje treg ne rritje te europianeve, te cilet kerkojne kujdes te perballueshem dentar dhe kozmetik.
“Fale kostos se ulet te jeteses ne vendin tone, ne mund te ofrojme ulje deri ne 60% te kostove te dhembeve. E gjithe kjo ndersa perafron te njejtat standarde te cilesise”, ndan me ne sipermarresi, i cili e filloi nga asgjeja dhe tani eshte nje milioner.
Koncepti i klinikes se tij nuk eshte ndryshe nga cdo vend tjeter ne kete segment te tregut. Ketu, udhetaret nga Franca, Zvicra ose Italia e gjejne veten te zhytur ne jeten e lagjes. Objektivi: te jetojme nje pervoje gjitheperfshirese, qe shkon pertej kujdesit dentar dhe estetik.
Italo-shqiptari, i cili eshte gjithashtu nje filantrop, ka rehabilituar plotesisht nje rruge perreth klinikave te tij per te ndertuar tre hotele, laboratore mjekesore, nje restorant, nje piceri, nje dhome caji … vende qe punesojne qindra punonjes te Tiranes. Ne te njejten hapesire, perendimoret dhe shqiptaret bashkohen ne nje menyre miqesore, duke i dhene kuptim te plote termit “Turizem Mjekesor “.
Duke ndjekur valet e pacienteve, here pas here nje “Itali e vogel” ose “Paris i vogel” rindertohet ne kete rruge perparimtare te kryeqytetit shqiptar. Ne vendin e Rita Ores dhe Dua Lipes, yje te popit global, ne zbulojme nje ere magjepsese.
Se shpejti, do te jete gjithashtu e mundur te provohet nomadizmi me nje kornize terheqese rregullatore per nomadet dixhitale.
Kryeministri Edi Rama ka ambicien per te ndertuar nje “Zone te Lire”, si ajo qe ekziston ne Dubai me nje status pa taksa, iniciativa te gjithanshme, qe pritet te shenjojne epoken postCovid dhe qe do ta cojne destinacionin drejt nje epoke te re: epokes 2.0.