Rrezarta Bojaxhiu ishte nje prej konkurrenteve qe mahniti jurine e “The Voice Kids” ne Gjermani ne mars te ketij viti me kengen “Nessun Dorma” te Luciano Pavarotti-t. Me zerin unik dhe timbrin e vecante, kengetarja shqiptare beri qe te ndizen te gjithe dritat e jurise.
Rrugetimi deri ne gjysmefinale e shoqeroi Rrezarta Bojaxhiun me nje sukses te jashtezakonshem, pas te cilit vjen edhe videoklipi i pare i 16-vjecares.
E lindur ne Islande, por me origjine nga Kosova, Rrezarta Bojaxhiu ka ardhur ne Shqiperi enkas per te realizuar kengen e saj te pare me videoklip.
“Ma s’shumti n’bote”, sapo eshte publikuar ne YouTube dhe pritet te jete nje debutim i suksesshem i Rezes ne tregun muzikor. Muzika e kenges se regjistuar nga “Mixey Music” eshte kompozuar nga Armend Rexhepagiq, me tekst nga Aida Baraku dhe producente Yll Limani e Fatjon Miftari.
Jo vetem per bashkepunimin me emra te njohur te muzikes shqiptare, por edhe per talentin e saj, Rrezarta pritet te jete nje prej hyrjeve premtuese te muzikes shqiptare dhe jashte saj.
“The Voice Kids Germany” nuk ishte i pari kompeticion ku Rrezarta mori pjese. Ne vitin 2015, ajo konkurroi edhe ne “Iceland’s got talent”.