Nuk jane te pakta rastet qe shqiptaret mahnisin jurite e evenimenteve kushtuar kengeve dhe talenteve te reja ne te gjithe boten.
Kete here e gjithe vemendja iu kushtua 18 vjecares Vanesa Krasniqit. Vanesa, ka zbritur ne skenen e “Italia’s got talent” me kengen “Shallow” te Lady Gaga-s dhe Bradley Cooper. Kenge, e cila u kthye ne hit ne 2018, pas lincimit ne filmin e perbashket te dyshes “A Star Is Born”. 18 vjecarja vendosi ta kendonte kengen ne versionin “Chipmunk”.
Numri i shqiptareve qe po spikasin ne talent show te famshem jashte kufijeve te Shqiperise e Kosoves eshte i madh. Se fundmi, i eshte shtuar edhe nje 18-vjecare, e cila i la te gjithe pa fjale ne Italia’s Got Talent. Vanesa Krasniqi kendoi para kater anetareve te jurise kengen “Shallow” te Lady Gaga-s, por ne nje version teresisht ndryshe nga si e kemi degjuar me pare, ne versionin Chipmunk. Per zerin e Bradley-t ne kenge, Vanesen e ndihmoi anetari i jurise Frank Matano, i cili i dha nje “po” te menjehershme.
Fillimisht ajo shkaktoi te qeshura ne publik per versionin qe ajo zgjodhi ta sillte kengen. Me pas ajo kendoi nje tjeter kenge me zerin e saj normal dhe i mahniti te gjithe. Vanesa arriti kalonte ne fazen tjeter, edhe pse juria beri nje perjashtim nga rregulli duke i dhene edhe nje shans per nje kenge te dyte.