Studente PhD e Shkencave Inxhinierike ne Universitetin e Oksfordit, Arta Cika eshte vleresuar si nje nga 100 fitueset e cmimit “TechWomen100” per vitin 2019 ne Mbreterine e Bashkuar (UK).
Cika ka vendosur qe t’ua dedikoje cmimin te prekurve nga termeti i 26 nentorit dhe Shqiperise ne kete moment te veshtire te rimekembjes pas termetit shkaterrimtar. Ne nje reagim emocionues pas marrjes se cmimit, eshte shprehur se do te jete prane vendit te saj ne keto momente te veshtira.
“Ndihem shume e vleresuar dhe krenare qe jam zgjedhur si nje nga 100 fitueset e cmimit “TechWomen100” per vitin 2019 ne Mbreterine e Bashkuar (UK). Dua te falenderoj nga zemra Jurine Teknike qe me zgjodhi, te gjithe publikun ne mbare boten e vecanerisht ate shqiptar qe me votuan. Jam shume e lumtur per te gjitha mesazhet, vleresimet dhe mbeshtetjen qe me keni dhene keto jave. Kujtimet e mia shkojne mbrapa tek femijeria ime, kur isha nje vajze e vogel qe i pelqente te luante futboll ne rruget e Kukesit po me enderra te medha. Do doja shume te kthehesha mbrapa ne kohe, te takoja ate vajze luftarake dhe t’i thoja qe ‘Vazhdo enderro fort. Asgje nuk do te te ndaloje qe te arrish synimet e tua.’ Dhe ky eshte nje mesazh qe dua t’ua them te gjitha vajzave te vogla ne mbare boten. Mos e konsideroni inxhinierine si nje “profesion burrash”, dhe mos kini frike nga e panjohura. Puna gjithnje shperblehet. Fale punes sime 10-vjecare dhe mbeshtetjes se madhe nga familja ime, qe ka qene gjithmone krahu im i djathte, jam sot ketu e kjo me jep force per te vazhduar perpara.
Pa mbeshtetjen e tyre, asgje nuk do te kishte qene e mundur. Ne fund, do doja t’ia dedikoja kete cmim vendit tim te dashur, Shqiperise, ku linda, u rrita e mora dijet e para dhe te gjithe njerezve ne vecanti atyre te prekur nga termeti. Sic thote edhe shprehja: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk jane kerrusur kurre”. Vazhdoni te qendroni te palekundur. Jam prane jush. Jemi te gjithe shqiptaret bashke anembane botes. Kjo na jep force e na ben krenare. Faleminderit te gjitheve”