Nese je nje prej atyre njerezve qe e derdhin menjehere ujin e makaronave, tani ka edhe nje arsye me shume per te mos e bere kete, sepse uji i makaronave eshte nje kure shume e mire per bukurine.
Ndoshta nuk e mendon dy here derdhjen e ujit pas zierjes se makaronave. Disa njerez e perdorin per zierjen e perimeve, disa te tjere per zierjen e vezeve, ndersa te tjere ua hedhin bimeve.
Sasia e larte e amidonit dhe e kriperave minerale e ben ate nje ushqyes te shendetshem te lekures, por njekohesisht edhe nje zbutes dhe hidratues te skalpit. Pas zierjes se makaronave, ujin e tyre mund te perdoresh ne disa menyra.
Maske per fytyren: ne nje filxhan kafe uji makaronash mund te shtosh pak tershere per te perftuar nje maske ne forme scrub-i. Aplikoje ne fytyre dhe mbaje per 20 minuta. Me pas shpelaje me uje te rrjedhshem. Lekura do te jete me e bute dhe me e paster.
Ujit te makaronave mund t’i shtosh edhe nje luge kafe mjaltë dhe te aplikosh nje maske tjeter ne te njejten menyre si me siper.
Maske per floket: uji i makaronave eshte po ashtu mjaft i mire per skalpin. E pastron, e zbut dhe e hidraton lekuren. Para se t’i lash floket me shampo, por te lagur, shpelaji me ujin e makaronave duke e masazhuar skalpin me mollezat e gishtave. Mbaje per disa minuta dhe pas kesaj laji floket si zakonisht.
Zbutes per duart: edhe ne rast se ne ujin e makaronave ke hedhur pak vaj, kjo do t’i beje edhe me te buta duart. Duke shtuar edhe pak kripe, mbaji duart ne uje per disa minuta. Pa i shpelare, mbaji disa minuta derisa te thahen. Me pas shpelaji me uje ambienti. Kriperat minerale ushqejne lekuren e demtuar apo te thate te duarve, ndersa vaji e zbut dhe i jep lekures me shume shkelqim.
Kjo metode mund te perdoret edhe per zbutjen e lekures se kembeve.