Demit i pelqen ta zgjedhe partnerin me shume kujdes, aq sa ne nje lidhje mund te ece me hapa shume te ngadalte, por te sigurt.
Demi eshte nder shenjat e Zodiakut qe dallon per natyren sensuale dhe intimitetin qe krijon me partnerin. Eshte nje shenje qe ka shqisa te forta te prekjes, te nuhaturit, shikimin, degjimin dhe shijen.
Te qete dhe shume sensuale, por te lindurit ne shenjen e Demit e dine gjithmone cfare duan. Dashuria per Demin eshte nje ndjenje qe rritet nese i perkushtohesh shume. Nje i lindur ne shenjen e Demit kerkon vemendje maksimale nga partneri, aq sa ndonjehere behet edhe dominues e posesiv.
Demi eshte mjaft i duruar dhe besnik ne dashuri, ndaj kerkon gjithmone nje partner qe e vlereson shume kete.
Zbulo nese marredhenia juaj do te jete ajo qe ke pritur …
Partneri perfekt per Demin: Akrepi eshte nje partner i jashtezakonshem per Demin. Jane dy shenja qe mendohet se plotesojne njera-tjetren. Natyra posesive e Akrepit dhe e qete e Demit jane nje kombinim qe funksionon mjaft mire. Gaforrja, Virgjeresha, Peshqit dhe Bricjapi jane gjithashtu partnere shume te mire te Demit.
Eshte nje vit ne te cilin te gjithe te lindurit e Demit do te kete marredhenie shume te mira me pothuajse te gjitha shenjat, por me disa shenja ne vecanti mund te kete partneritet me te gjate, si Akrepi, Demi dhe Gaforrja.
Rutina juaj gjate ketij viti mund te ndryshoje, sepse dicka mund te ndodhe papritur. Mund te jete dicka e vogel, por edhe dicka e madhe qe keni pritur prej kohesh. “Deren” mbajeni hapur, sepse dikush mund te hyje pa trokitur. Ndoshta eshte dikush qe e keni pritur per nje kohe te gjate.