Sigurisht qe ne jete ka shume gjera me te renda sesa ta gjesh veten ne nje trekendesh dashurie, por provoni t’ja thoni kete dikujt qe ka “ngecur” ne nje situate te tille.
A mund te duash dy njerez ne te njejten kohe? Dikush thote po, mund t’i duash ne menyra te ndryshme, por pavaresisht cdo pergjigjeje, dilema me e madhe eshte te vendosesh cfare te besh me te tilla ndjesi kaq konfuzuese.
Ne priremi te mendojme se jemi imun ndaj dashurise me me shume se nje person, por afersisht nje e katerta e britanikeve thone se ata kane rene ne dashuri me dy persona ne te njejten kohe.
Zemra e njeriut eshte nje organ shume bujar dhe nese jeni nje person i ngrohte, i hapur qe adhuron te takosh njerez te rinj, mund ta imagjinosh veten te dashuruar me dhjete njerez ne te njejten kohe. (Nese e lejoni veten.) Ne te gjithe e kemi potencialin. Ajo qe na ndalon eshte perkushtimi ndaj marredhenies qe kemi tashme, si dhe koha dhe energjia.
Eshte mjaft e veshtire te besh nje marredhenie te funksionoje, e lere me dhjete prej tyre njekohesisht! Por a eshte vertet se mund te ndjesh dashuri per me shume se nje person?
‘Në fund te fundit, eshte e pamundur te jesh i dashuruar me dy njerez ne te njejten kohe sepse dashuria ka tre perberes – intimitet, pasion dhe perkushtim’, thote terapisti dhe autori Andrew G Marshall. Nese i jeni perkushtuar tashme dikujt, nuk mund te perkushtoheni edhe per dike tjeter.
Nese dikush thote se eshte i dashuruar me dy persona, ata priren te zgjedhin midis marredhenies ekzistente dhe marredhenies se re. Perballet me nje dileme te madhe: cilen duhet te zgjedhi? E provuar-e-vertete apo e re dhe pafundesisht me emocionuese?
Shumica e marredhenieve afatgjata kalojne neper shtigje te merzitshme dhe, nese takoni dike, nje person mjaft terheqes, atehere do te keni probleme. Ajo qe eshte e pamundur eshte te krahasosh dashurine e vjeter me dashurine e re. Dashuria ndihet shume ndryshe ne faza te ndryshme te marredhenieve. Personi i ri ne jeten tuaj, shfaq sjelljen me te mire. Ju lane me komplimente dhe ju jep 100% vemendje- gje qe e beri dhe dashuria juaj e vjeter ne fillim, mos harroni!
Takimet e fshehta me nje person te trete, behen edhe me te deshiruara pasi jane te ndaluara. Ndersa ne mund ta duam dashurine tone te vjeter, nese keni qene se bashku pak kohe, eshte me shume nje lloj ndjenje komoditeti; dashuria e re eshte si te jesh ne maje te nje shkembi, ku bertisni plot adrenaline. Si te merrni nje vendim kur ndodheni ne nje situat te tille? -Jepi vetes hapesire per te marre fryme
-Shikoni objektivisht marredhenien qe keni qene me gjate -Perqendrohuni te personi i ri .Shkruani dhjete arsye pse mendoni se nje marredhenie me kete person do te ishte me e mire se ajo qe keni tashme. A jane arsye logjike, te arsyeshme, afatgjata, apo ju duken te dobeta, edhe ne kete faze delirisht optimiste?
-Besoji reagimit te zemres .Ne shumicen e rasteve, rrahjet e zemres ju drejtojne dukshem ne nje drejtim ose ne nje tjeter. Dhe mos harroni se ekziston nje mundesi e trete: mos zgjidhni asnjerin prej tyre. Qendroni beqare per nje kohe derisa te jeni vertet te sigurt se ku qendron zemra juaj.
Shumica e njerezve para se te japin nje pergjigje do te vene ne peshore avantazhet dhe disavantazhet e kesaj situate. Ideja e te peshuarit te gjerave ju ben te mendoni se po shkoni drejt zgjedhjes se duhur, por jeta, puna apo dashuria nuk funksionojne keshtu.
Fatkeqesisht nuk ka nje formule matematike per te bere zgjedhjen e sakte. Ne realitet te dy individet mund te jene njerez dhe partnere shume te mire, por ne fund eshte vetem intuita juaj qe mund t’ju shpetoje.