Te dielen, te gjithe shqiptaret do t’u drejtohen qendrave te votimit per zgjedhjet parlamentare. Por per shkak te pandemise, Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise kane miratuar nje protokoll lidhur me masat anti-Covid gjate procesit te votimit me 25 prill.
Tv Klan ka mesuar se ne protokollin e masave anti-Covid jane percaktuar masat si per votuesit, ashtu edhe per komisionieret dhe vezhguesit. Ne te gjitha rastet eshte e detyrueshme te mbahet maska dhe te ruhet distanca.
Sallat ku do te kryhet procesi i votimit duhet te jene ne katin e pare te cdo ndertese dhe te pajisura me dritare per ajrosje.
Po ashtu, ne hyrje te qendres se votimit duhet te kete dezinfektante per duart.
Kutite e votimit duhet te vendosen 2 m larg nga vendqendrimi i anetareve te komisionit, po keshtu dhe dhomat e fshehta nga njera-tjetra.
Sipas protokollit te miratuar nga Ministria e Shendetesise (derguar KQZ-se), ambientet e qendrave te votimit duhet te dezinfektohen nje dite para procesit te votimit si edhe gjate procesit ne intervale te caktuara.
Ne hyrje te qendrave do te jete nje person i cili do te kontrolloje qytetaret per zbatimin e masave anti-Covid. Po ashtu, anetaret e komisionit te qendrave te votimit duhet te qendrojne 1.5 m larg njeri-tjetrit dhe do te plotesojne nje formular vetedeklarimi se nuk kane shenja te Covid.