Ashurja eshte nje embelsire turke dhe eshte quajtur ndryshe Pudingu i Noes. Ekziston nje legjende, qe kur banka e Noes u ndal per te pushuar ne malin Ararat ne verilindje te Turqise, familja e tij festoi me nje pjate te vogel te vecante.
Duke qene se rezervat e ushqimit ishin drejt fundit, produktet e pakta te mbetura ishin frutat e thata dhe gruri. Ato u gatuan se bashku dhe formuan nje pjate qe sot quhet ashure. Tradicionalisht, sidomos ne vendin tone, kjo pjate perdoret per festen e Sulltan Nevruzit apo, sic quhet, ndryshe Dita e Ashures.
Ashurja eshte nje embelsire turke qe eshte pergatitur prej kohesh ne familjet shqiptare e qe tashme tregtohet dhe blihet me kenaqesi edhe ne embeltore. Megjithate ju mund ta pergatisni ne shtepi per te marre kenaqesine e gatimit, por edhe per te pasur garancine e shijes optimale.
Kjo eshte receta e plote e ashures.
Perberesit per 4 persona
300 gr grure per ashure (grure te rrahur)
100 gr sheqer te bardhe ose kafe
100 gr arra
100 gr bajame
100gr lajthi
50 gr rrush te thate
3-4 fiq te thate
3-4 karafila
Disa kokrra shege per zbukurim (sipas deshires)
2 luge te vogla kanelle
2-3 luge niseshte (sipas deshires)
Pak kripe
Pergatitja :
1 Vendosim rrushin e thate ne nje ene me uje te ngrohte per 15 minuta qe te zbutet.
2. Lajme mire grurin dhe e ziejme ne zjarr te ngadalte me rreth 2-2.5 l uje derisa te zbutet plotesisht.
3. I shtojme sheqerin, pak kripe, rrushin e thate te shtrydhur nga uji i tepert, fiqte e thate te prere holle, kanellen, karafilin dhe arrat e grira duke hequr menjane disa per zbukurim.
4. Ne kete moment, mund te leme qe lengu i ashures te trashet vete duke rritur kohen e zierjes dhe duke e perzier vazhdimisht, apo te shtojme pak niseshte te tretur ne uje te ngrohte, per te reduktuar kohen e pergatitjes.
5. E leme ne kete menyre te zieje edhe per pak minuta dhe e shperndajme ashuren ne tasa duke e sperkatur siper me pak kanelle, disa kokrra shege dhe me arrat e mbetura.
6. E vendosim ne frigorifer dhe e konsumojme te ftohte.