Gjen shume perdorime ne kuzhine, por sot do te pergatisim nje supe kremoze me brokoli, nje pjate e thjeshte, por vertet e ushqyeshme dhe e shendetshme, shume e dobishme per organizmin tone.
I pasur me kripera minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe vitamina A, C, B1 dhe B2, brokoli eshte nje perime e shkelqyer per shendetin tone dhe ne kete sezon mund te perfitojme shume prej vetive te tij ushqyese.
Perberesit:
700 gr kercej brokoli (lini disa menjane
500 ml brodo perimesh
2 qepe te vogla
8 degeza majdanoz
1 gjethe dafine
4 luge gjelle djathe i grire
2 luge gjelle vaj ulliri
Kripe dhe piper
Pergatitja:
-Grini qepet dhe hidhini ne nje tenxhere: shtoni vajin e ullirit dhe dy luge brodo perimesh dhe perziejini ne nxehtesi mesatare sa te marrin shije.
-Shtoni kercejt e bronkolit te pastruar dhe te prere ne kubike, shtoni pjesen tjeter te brodos dhe me tej shtoni edhe majdanozin e dafinen.
-Kur te marre vale, ulni nxehtesine dhe lereni te zieje per 20 minuta.
-Hiqni me pas dafinen dhe majdanozin, frulojeni supen ne mikser dhe me pas rivendoseni perseri ne zjarr.
-Shtoni copat e brokolit te lena menjane, ziejeni supen edhe per 10 minuta, rregullojeni me kripe e piper dhe shtoni djathin e grire. Sherbejeni pjaten te nxehte.