Endrrat dine te jene te zakonshme, surreale, te qeta, por edhe te tmerrshme. Besohet se ne i shohim disa endrra brenda nate, ku secila zgjate mes 5 dhe 20 minutave, pavaresisht se shumicen prej tyre i harrojme.
Sic duket, nuk jeni e vetmja, sepse ky lloj i endrres eshte nder pese endrrat me te zakonshme qe i shohim.
Por si mund t’i shpjegojme ato endrra qe i mbajme ne mend? Shpeshhere ato endrra jane pasigurite rreth moshes sone, rreth stilit te jetes, rreth tradhetise dhe zgjedhjeve ne karriere.
Endrrat me seks, ne menyre te vecante, mund te provokojne jeten e perditshme dhe te ngacmojne per te mesuar se cfare do te thone per jeten reale. Cfare te nxit qe te krijohen keto imazhe ne enderr?
Cfare eshte e rendesishme te dish edhe nese je ne nje marredhenie te lumtur apo ne nje marredhenie normale dhe shikon seks ne enderr? Njerezit shohin gjate gjithe kohes te tilla endrra. Eshte nje nder endrrat me te zakonshme. Por nese behet fjale per partnerin, ketu ndryshon shume puna.
Tradhetia ne enderr
Mbi te gjitha, qetesohu! Eshte vetem ne enderr. Partneri nuk po te tradhton ne te vertete. Keto lloj endrrash mund te jene shkak i zemerimit apo shqetesimit, i debatit apo perballjes qe ke pasur ne mengjes me partnerin. Ne nje rast te tille, keto lloj endrrash po te tregojne se dikush kujdeset per ty dhe per vemendjen qe i kushton. Gjithsesi, ekspertet keshillojne se keto endrra jane edhe përgjigje e nje deshire te pandergjegjshme, ne nje rast kur nuk merr vemendjen e duhur nga partneri.
Nga ana tjeter, dicka fillon te ndihet si nje gje “e trete” ne marredhenien tuaj, si puna, futbolli, te dalat me shoket apo palestra. Sapo te percaktosh se cfare eshte, eshte koha per kompromis. Nese ju te dy gjeni kompromisin, atehere me siguri, keto lloj endrrash do te zhduken.
Delphi Ellis eshte terapiste e kualifikuar dhe ka specializuar ne analizimin e endrrave, ndersa ka treguar se cfare kuptimi ka nese e shihni ne enderr partnerin duke ju tradhtuar.
“Shpeshhere takoj njerez te cilet e kane pare ne enderr partnerin duke e tradhtuar dhe brengosen se nenvetedija e tyre po perpiqet te komunikoje me ta. Perderisa mund te themi se ne pranojme mesazhe nga nenvetedija ne shume nivele, kjo enderr sugjeron nje frike se partneri do t’ju tradhtoje, e jo deshmi se eshte duke e bere kete.
Kjo kryesisht ndodh kur dikush ne te kaluaren nuk ju ka qendruar besnik, dhe jeni mbushur me pasiguri, frike dhe mosbesim. Kjo enderr, ironikisht, eshte me e zakonshmja ne lidhjet ku gjithcka shkon mire”, ka treguar ajo.