Une e di, qe grate sot kane me shume privilegje dhe kjo pavaresi qe kam, mund te kete qene endrra e shume grave para shume vitesh. Sidoqofte, kjo nuk do te thote se nuk dua nje partner te me marre me makine naten vone. Me pelqen ideja te shoh me te, filma romantike gjate fundjavave.
Mos me keqkuptoni: Une do te vazhdoj te kendoj me krenari cdo kenge qe ju dedikohet vajzave beqare dhe jam serish pjese e bandes se vajzave single. (Deri ne vitin 2030, 45% e grave amerikane nga mosha 25-44 vjec do te jene beqare sipas nje studimi te fundit).
Miqte dhe familje ime me thone gjithmone qe eshte faji im, sepse jam ”e pashpirte’’. Une kurre nuk i ndaj kokoshkat e mia kur shoh filma, me pelqen aq shume te mbulohem neteve te ftohta me batanije ne divanin tim. Nuk me pelqen as ta ndaj akulloren time te preferuar me dike. Mirepo, unë dua vertet te jem ne nje marredhenie.
Si mund te jesh e lumtur me dike? E kam harruar kete ndjesi.
Jam e lodhur duke i bera gjerat vetem. Kam nevoje dhe per intimitet. Disa jave me pare, e gjeta veten duke perqafuar shoqerine time per me gjate sec duhej, vetem sepse kisha nevoje per ngrohtesi. Me pas e gjeta veten ne Tinder, me shpresen qe te gjeja dike, por deshtova.
Serish mendoj se nuk dua te rri vetem.
Se fundmi e kam pyetur veten: A nuk eshte e gjithe vlera e pavaresise qe te besh ate qe deshiron kur ti do? Dhe jam e sigurt qe te qenit feministe nuk do te thote te qendrosh beqare per te treguar fuqine tende si grua, apo jo?
Prandaj, kjo eshte motoja ime e re: Mbeshtetu ne ate qe te ben te lumtur. Dhe asnjehere mos kerkoni falje qe si mbretereshe beqare kerkoni dike qe te ndani fronin me te.