Aktori Ulusoy, i njohur per rolin e Sarpit ne serialin “I infiltruari”, i ka dhene fund lidhjes se dashurise 3-vjecare me partneren e tij Duygu.
Lajmi qarkullon prej disa ditesh ne mediat roze, edhe pse askush prej te dyve nuk ka dhene asnje deklarate publike per lajmet e fundit.
Arsyet e verteta te ndarjes ende nuk dihen publikisht, por dyshimet jane te lidhura me Duygu Blond, e cila duket se nuk donte ta jetonte marredhenien e saj me aktorin “me dyer te mbyllura”. Ndoshta per kete arsye i dha fund edhe raportit te gjate me Sarpin.
Nga ana tjeter, kembengulja e vazhdueshme e aktorit te njohur per ta jetuar jeten private larg syrit kureshtar te publikut per shkak te karrieres se tij, duket se u kthye ne presion per bukuroshen 33-vjeçare.
Nderkohe, vete aktori, sic shkruan “Haberli”, i pyetur per jeten private disa jave me pare, refuzoi te jepte nje pergjigje: “Nuk dua te flas per jeten time private. Puna dhe profesioni im jane ne plan te pare per mua tani…” – tha aktori duke dashur ta mbylle kapitullin e jetes private.
Mendohet se Duygu eshte larguar nga shtepia ku jetonte me Sarpin.