Amarda Toska prej disa vitesh nuk eshte me pjese e ekranit, por mundohet te jete aktive ne rrjete sociale.
Megjithate, nisur edhe nga postimet e fundit te moderatores dhe nga nje bisede e lire qe ajo ka nisur me ta pak ore me pare, pyetjet per nderhyrjet estetike nuk mund te shmangeshin. Edhe Ami nuk e ka lene kureshtjen e tyre pa pergjigje.
Me filtrat e ndryshem, ngjyrat, por edhe me grimin, personazhet e njohur te showbiz-it luajne jo pak ne fotot qe postojne ne rrjetet e tyre sociale, por ja qe ndjekesit nje sinjal duan per te marre lupen e per te krijuar pastaj lloj-lloj hamendesimesh.
Po cfare mund te thuash per Amin, e cila, edhe pse ne prag te 40-ave (39 vjeç), duket sikur e ka nderprere pergjithmone marredhenien me kohen qysh ne te 20-at e hershme.
Keshtu, pyetjes nese ka bere nderhyrje estetike ne fytyre, Ami eshte pergjigjur me “jo”.
“Deri tani nuk kam asnje nderhyrje ne asnje pjese te trupit apo te fytyres! Madje, dhe trajtimet i bej rralle dhe kete pjese duhet ta ndryshoj urgjent” – shkruan ajo pas pyetjes kureshtare.
Ami ka vijuar me tej me fansat edhe me pergjigje te tjera. Ajo zbulon se po behet gati per nje projekt te madh, te cilin do ta prezantoje se shpejti, por edhe nga ekrani nuk ka hequr dore. Ajo shkruan se mund te rikthehet ne ekran, por nese ka dicka te bukur: “Televizioni eshte nje dashuri qe afrohet dhe largohet here pas here sipas planeve te tjera ne jete. Do jem pjese e tij, nese do kem dicka qe t’ju kenaq vertet, jo per te mbushur oraret!”.