Ne programin “Rudina” ne Tv Klan, ka qene e ftuar nje vajze e re me nje pasion te madh per librat, Xhorxhina Roci. Kete pasion ajo e ka materializuar ne nje faqe ne Instagram, por gjithashtu edhe ne nje kanal ne YouTube ne te cilin jep sugjerime lidhur me tituj te ndryshem, autore te njohur shqiptare dhe te huaj si dhe punon si agjente shitjesh.
Por pervec saj, ajo ka treguar edhe per historine e forte te jetes se saj. Permes dy momenteve te rendesishme, por shume te veshtira ne jete, 28-vjecarja ka kuptuar rendesine e jetes dhe deshiron te jete frymezim per te gjithe personat qe aktualisht po kalojne situata te veshtira, duke i motivuar.
Kur ka qene 12 vjec, per shkak te bullizmit nga shoket dhe shoqet e saj dhe nga vleresimi i ulet i vetes, e shihte veten si njeri te padobishem, ajo tentoi te hidhej nga kati i 4-t, por shpetoi mrekullisht. Pasi u rizgjua, Xhorxhina ka kuptuar gabimin qe kishte bere duke pare lot ne syte e familjareve dhe keshtu filloi ta donte me shume veten duke mos u ndikuar me nga askush.
Rudina Magjistari: Ke rrezikuar jeten, zgjodhe te hidheshe nga kati i katert ne moshen 12-vjecare. Per fat te mire Zoti te shpetoi, por une dua te di kete histori, si ka ndodhur dhe pse?
Xhorxhina Roci: Per ta treguar kete histori, per mua ka qene shume e veshtire sepse edhe kur e rikujtoj edhe kur e kam rikujtuar me kapte ankthi dhe me merrej fryma sepse ka qene nje moment shume i veshtire. Une kam qene nje vajze disi e mbyllur, pra nese kisha emocione ose nese bullizohesha ne shkolle, une e mbaja perbrenda. Une vija nga nje familje e thjeshte qe ne baze te sakrificave te tyre me kane edukuar me dashurine per shkollen, per studimin, sidomos im ate qe nuk jeton me fatkeqesisht. Ai ma ka renjosur kete gje dhe me dukej ne fillimet e mia sikur isha nje bare per familjen.
Nuk me dukej vetja e dobishme ne familje dhe me dukej vetja jo e bukur, jo e shkathet si shoqet. Erdhi nje moment qe fillova te mendoj shiko per cfare i duhem une shoqerise? Shoqet ne shkolle me tallnin, ne shtepi une cfare kontributi do jepja se isha shume e vogel per te dhene nje kontribut qofte monetar qofte edhe ne keshillim. Keshtu qe erdhi nje moment qe une isha e frustruar dhe i mbaja keto gjera perbrenda, jo se nuk e kisha mbeshtetjen nga familja sepse isha me e vogla dhe me e llastuara, cdo gje jepjani goces se vogel, mos ma luani gocen e vogel, por e kisha kete frustrim brenda vetes sime dhe nuk e shprehja.
Rudina Magjistari: Pse ti nuk ndiheshe e bukur?
Xhorxhina Roci: Jane disa gjera qe kur i shikon tani mund te te duken shume femijerore, te duken gjera pa vlere dhe kur i mendoja ne ate kohe me dukeshin gjera shume te rendesishme, pse nuk jam e bukur, pse ajo luan me mire se sa une, ajo tallet me mua pse nuk luaj mire, pse nuk kercej mire.
Rudina Magjistari: Pra, ti kishe mungese vleresimi prej menyres se si silleshin shoket me ty?
Xhorxhina Roci: Po, ata me bullizonin dhe nderkohe une e krahasoja veten me to, e lejoja qe ato te me bullizonin dhe ky eshte nje gabim shume i madh qe shume individe e lejojne qe te behet. Une isha shume e urte, nuk i tregoja vendin dhe kjo eshte ajo gje qe u perpoqa qe nepermjet kesaj video te te tregoja qe duhet t’i tregosh vendin ketyre njerezve, mos e lejosh veten te krahasohesh me te tjere. Te mos e lejosh veten te mendosh qe t’i nuk je e bukur.
Isha ne nje moment qe e ndjeja veten te frustruar, shume te ndrojtur. Per shembull nese thyeja nje pjate ne shtepi me dukej cfare demi po i bej familjes me sakrificat e tyre. Ndihesha fajtore dhe kjo ndodh tek nje njeri qe ka nje bote shpirterore shume te pasur. Duke mos i kthyer pergjigje atyre mendoja se po i beja mire atyre, por po i beja dem vetes. E lodhur dhe e merzitur nga e gjithe kjo, nje dite futem brenda ne shtepi, ka qene nje moment qe nuk doja te shikoja me asnje person tjeter, nuk doja as veten dhe hap dritaren, ka qene darke, shoh qiellin dhe them lamtumire dhe pa e menduar fare se cfare demi po i shkaktoja vetes sime ne radhe te pare sepse une nuk e mendova pjesen e familjes, gje qe e mendova pasi u rizgjova.
Ka qene momenti qe shpetova dhe hapa syte dhe pashe babin tim duke qare, mamin duke qare dhe aty e kuptova e thashe sa egoiste jam treguar. Motrat qe qanin dhe aty kuptova se cfare kisha bere. Sa pak e kisha dashur jeten time por edhe te familjes sime, sa vuajtje do i shkaktoja une asaj nene qe nuk do e kishte me vajzen e saj te vogel. Kur e mendoj kete gje tani, them nese ka njerez qe kane qene per mua mbeshtetja me e madhe, kane qene familja ime dhe nese mendoj dicka apo t’i beja dem vetes sime ose te bej veprime te tjera, jane ata te paret per mua.
Eshte vetja ime vertet, por jane dhe ata bashke me mua. Per fatin tim te mire une shpetova, mund te kisha ngelur e paralizuar, mund te kisha patur demtime. Jam kaq mirenjohese qe Zoti me dha mundesine qe te hapja syte dhe te kuptoja se sa e bukur eshte jeta.