Ne fejesen e Loreles dhe Arbrit, ishin te pranishem edhe dy bebushet e tyre, qe ende nuk kishin ardhur ne jete, prandaj u konceptua qe te ishte nje dite e dedikuar jo vetem per mamin dhe babin, por edhe per ta. Per kete arsye u be nje feste fejese dhe baby shower-i, te dyja ne nje.
Te festosh per dashurine eshte nder gjerat me te bukura qe mund t’i ndodhe njeriut. Po te festosh dashurine dhe jeten njekohesisht? Eshte nje gezim i dyfishte dhe s’ka gje me te mrekullueshme per nje cift te ri.
Tema e festes nuk mund te ishte me e pershtatshme se “Celebreting love and life” – “Te festosh per dashurine dhe jeten”. Stili i dekorit ishte ndryshe nga ata qe perdoren zakonisht per baby showers dhe u nderthur stili modern me ate boho.
Ngjyrat qe mbizoteronin ishin oker, blush, bezhe dhe e bardhe. Kendi i fotove u dekorua me nje kompozim te madh me tullumbace nude dhe me nje shprehje ne neon “Twins on the way” – “Binjaket jane rruges”.
Edhe torta u pershtat me temen dhe ishte e thjeshte ne nuancat e se bardhes me disa prekje te ngjyres se arit. Ashtu si pjesa tjeter e ambientit, edhe torta u dekorua me pampas dhe me 2 trendafila; ne ngjyre blush dhe bezhe.
Per te pritur te ftuarit u perdoren dy tavolina te gjata me mbulese te bardhe, secila per 50 persona. Siper tyre u vendosen kompozime me pampas, qe krijonin nje atmosfere boho, por ne te njejten kohe edhe shume moderne. Perveç luleve, tavolina u dekorua edhe me qirinj te bardhe, ndersa mbi sotopjatat ne ngjyre blush u vendos shprehja “Celebrating love and life”, si dhe nga nje trendafil per cdo te ftuar.
Duke qene se festa u organizua ne nje mjedis te jashtem, si “tavan” sherbyen disa drita dhe disa kompozime me pampas qe qendronin ne ajer dhe nderthureshin ne menyre perfekte me ambientin dhe stilin e dekorit.
Gjithcka ne harmoni me atmosferen e festes…