Egjiptologu i njohur Zahi Hawass njoftoi zbulimin e “qytetit te arte te humbur” prane Luxor, dje. Ai tha se gjetja ishte qyteti me i madh antik, i njohur si Aten, i zbuluar ndonjehere ne Egjipt. Qyteti u zbulua brenda pak kohesh nga germimi qe filloi ne shtator te 2020-es.
Zbulimi i nje qyteti 3,000-vjeçar qe humbi nga rerat e Egjiptit eshte vleresuar si nje nga gjetjet me te rendesishme arkeologjike qe nga zbulimi i varrit i Tutankhamun.
Qyteti daton ne mbreterimin e Amenhotep III, nje nga faraonet me te fuqishem te Egjiptit, i cili sundoi nga viti 1391 ne 1353 para Krishtit. Ai vazhdoi te perdorej nga faraonet Ay dhe Tutankhamun, varri gati i paprekur i te cileve u zbulua ne Luginen e Mbreterve nga arkeologu britanik Howard Carter ne vitin 1922.
“Zbulimi i ketij qyteti te humbur eshte zbulimi i dyte me i rendesishem arkeologjik qe nga varri i Tutankhamun,” tha Betsy Brian, profesoreshe e Egjiptologjise ne Universitetin John Hopkins ne Baltimore, SHBA.
Ajo tha se qyteti do te na jepte nje veshtrim te rralle ne jeten e egjiptianeve te lashte, ne kohen kur perandoria ishte ne periudhen e saj me te pasur. Germimi zbuloi nje numer te madh gjetjesh te vlefshme arkeologjike, te tilla si stoli, qeramike me ngjyra, hajmali dhe tulla balte qe mbanin vulat e Amenhotep III. Ekipi filloi germimet ne bregun perendimor te Luxor prane Lugines se Mbreterve, rreth 500 km ne jug te kryeqytetit Kajro.
“Brenda javesh, per habine e madhe te ekipit, formacionet e tullave prej balte filluan te shfaqeshin ne te gjitha drejtimet,” tha Dr Hawass ne deklaraten e tij. “Ajo qe ata zbuluan ishte nje qytet i madh, i ruajtur ne nje gjendje te mire, me mure pothuajse te plote dhe me dhoma te mbushura me mjete te jetes se perditshme.”
Dy varre te pazakonta te nje lope ose demi u gjeten brenda nje dhome ne qytet dhe jane duke u zhvilluar hetime per te percaktuar natyren dhe qellimin e varrimeve te kafsheve.
Gjithashtu jane zbuluar disa zona ose lagje, perfshire nje furre buke, nje rreth administrativ dhe nje zone banimi.
“Shume misione te huaja kerkuan per kete qytet dhe nuk e gjeten kurre”, -u shpreh Dr Hawass. Ai tha se puna e metejshme arkeologjike ishte duke u zhvilluar ne vend dhe ekipi i tij “pret te zbuloje varre te paprekura te mbushura me thesare”.
Egjipti po kerkon te promovoje trashegimine e tij antike per te ringjallur sektorin e turizmit, i cili ka marre fund pas viteve te trazirave politike dhe percarjeve te shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.