Marion, e cila ishte duke emigruar ne shtetin amerikan te Oregonit per te qene me te fejuarin e saj, e shkroi letren ne anijen e shpetimit Carpathia.
Nje leter dritheruese nga nje e mbijetuar e Titanikut, e cila pershkroi britmat nga turmat e njerezve ndersa po luftonin per te shpetuar, ka dale ne drite.
Marion shkroi: “Une kam qene ne shtrat rreth 10 minuta, kur degjova nje perplasje te tmerrshme e cila tronditi te gjithe anijen dhe motori ndaloi.” “Vura fustanin dhe nje pallto te trashe, takova mikun tim duke shkuar ne kuverte per te kuptuar cfare kishte ndodhur.”
Dhimbja ishte qe qindra burra qe qendronin ne kangjellat e Titanikut ndersa varkat e shpetimit zbrisnin ne uje.
“Shume nga burrat ne bord puthen grate e tyre dhe me pas u terhoqen dhe priten ne heshtje fundin”, tha Wright. “Banda e anijes vazhdoi te luante derisa anija te fundosej. Me kujtohet kur degjova pjesen e bukur ‘Autumn’ kur u largova nga Titaniku”.
“Jo te gjithe burrat ne bord i permbushen pritjet kaloresiake. Disa donin te jetonin, normat kulturore duheshin mallkuar.”
“Mbaj mend se ishte gati gjysma e plote”, tha Wright per varken e shpetimit ne te cilen ishte futur. “Dy te rinj u futen brenda, por anetaret e ekuipazhit i detyruan te dilnin. Njeri u fut perseri dhe u fsheh ndersa varka ulej ne uje. ”
Kjo leter eshte mbajtur nga te afermit e saj se bashku me letrat e tjera familjare te asaj kohe.
Letra do te shitet ne ankand ne 17 prill nga Henry Aldridge & Son of Devizes, Wilts. Pritet qe ajo te arrije vleren 6,000£.
Ankanderi Andrew Aldridge tha se kjo leter eshte “e jashtezakonshme” dhe kur e lexon te vendos ne ate moment, te duket sikur po e perjeton ate ngjarje historike.
Marion vdiq ne Oregon ne vitin 1965 ne moshen 80 vjec.