Sot eshte 7 Marsi dhe kjo leter ia vlen te lexohet serish, nga prinderit dhe mesuesit – si dhurate per mirenjohjen e pashlyer te shperndaresve te dijes.
191 vite me pare, pikerisht ne vitin 1830, Presidenti i 16-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Abraham Lincoln i drejtohej mesuesit te djalit te tij me nje leter.
Letra e Abraham Lincoln per mesuesin
Mesues i Nderuar,
Djali im sot e fillon shkollen.
Pas pak, gjithcka do te jete per te e cuditshme dhe e re, prandaj do te doja ta trajtonit butesisht.
Eshte nje aventure qe ai do ta marre me vete neper te gjitha kontinentet.
Te tilla aventura qe ndoshta mund te perfshijne luftera, tragjedi dhe fatkeqesi. Ta jetosh kete jete, te duhet besim, dashuri dhe kuraje.
Per kete, i dashur Mesues, do t’ju lutesha ta merrnit perdore e t’i mesoni gjera që do t’i duhen t’i dije, mesojeni ate – por butesisht, nese mundeni.
Mesojeni se per cdo armik, ekziston nje mik.
Atij do t‘i duhet te mesoje se jo te gjithe njerezit jane te drejte, se jo te gjithe njerezit jane te sinqerte.
Megjithate mesojeni se per cdo faqezi ka nje hero dhe se per cdo politikan egoist, jeton nje lider i perkushtuar.
Mesojeni nese mundeni se 10 cente te fituar kane shume me teper vlere se nje dollar i gjetur. Ne shkolle, mesues, eshte shume me e ndershme te deshtosh se te mashtrosh.
Mesojeni ate si te humbe hijshem, dhe si t’i gezohet fitores kur ai fiton.
Mesojeni te jete i mire me njerezit e mire dhe i ashper me njerezit e ashper. Mundohuni t’i qendroje sa me larg zilise, nese do te mundeni, dhe mesojani sekretin e nje buzeqeshjeje te cilter.
Mesojeni po te jete e mundur – si te qeshe kur te jete i trishtuar, dhe se te derdhesh lot nuk eshte aspak turp.
Mesojeni se mund te kete deshtim te ndershem dhe fitore te turpshme.
Mesojeni t’i perqeshe ciniket. Mesojeni nese mundeni, te zbuloje mrekulline e leximit te librave, por gjithashtu i jepni edhe kohen e mjaftueshme per te kundruar misterin e perjetshem te fluturimit te zogjve ne qiell, te bleteve ne diell e te luleve mbi nje koder te gjelber.
Mesojeni te kete besim ne idete e tij edhe nese te gjithe do t`i thonë se jane te gabuara. Mundohuni t`i mesoni birit tim forcen per mos e ndjekur turmen edhe kur te gjithe vrapojne pas fitimtarit. Mesojeni te degjoje me vemendje cdo njeri, por gjithashtu te shoshite te gjithe ate qe degjon ne siten e se vertetes dhe te marre vec te miren. Mesojani atij sesi te shese talentin dhe zgjuarsine e tij tek ofertuesi me i larte, por mos te pranoje kurre asnje lloj cmimi per shpirtin e zemren. Lejojeni te kete kurajen per te qene i padurueshem. Lejoheni te kete durimin per te qene trim. Mesojeni ate te kete besim sublim te vetvetja, sepse atehere ai do te kete gjithmone besim sublim ne njerezimin dhe ne Zotin. Keto jane kerkesat, mesues, por ju beni me te miren qe mundeni. Ai eshte femije i vogel dhe i mire. Dhe eshte biri im”.
Me respekt, Abraham Lincoln