Reforma pedagogjike e Maria Montessori-t ndryshoi rregullat e mesimdhenies. Metoda e saj, e famshme ne mbare boten, bazohej ne nje koncept te thjeshte por revolucionar: “Loja, eshte metoda me e mire per te punuar me femijen”.
Ka shume debate rreth personalitetit te Maria Montessori qe ende po vertiten edhe sot. Disa njerez jane te kënaqur me sistemin pedagogjik qe ajo krijoi, ndersa te tjeret nuk e kuptojne se si eshte e mundur t’i besosh studimeve te gruas qe la djalin e saj tek te huajt.
Historia Maria Montessori
Maria Montessori ne Londer, ne vitin 1951. Metoda e saj e mesimdhenies eshte perhapur ne te gjithe boten, me me shume se 22 000 shkolla te certifikuara per te gjitha nivelet: 5 000 ne Shtetet e Bashkuara, 1 200 ne Gjermani, 370 ne Irlande, 220 ne Holande, 200 ne Indi dhe 150 ne Japoni. Numri i pergjithshem eshte 66 500, nese perfshijme shkollat me orientim montesorian.
Maria, nje vajze italiane e nje zyrtari, po rritej çdo dite e po behej e talentuar. E dashuronte shkencen dhe enderronte te behej doktoreshe ose inxhiniere. Fakti qe nje grua deshironte te behej mjeke dukej e pamundur ne shoqerine italiane te shekullit te nentembedhjete. As babai i saj nuk e besonte.
Maria ishte e vendosur dhe me sukses kaloi provime te veshtira dhe madje u pranua ne shkollen e mjekesise. Kur Montessori hyri ne shkollen mjekesore, shikohej me perbuzje nga shoket dhe mesuesit, vetem sepse ishte vajze. E shfaqen hapur armiqesi ndaj saj. Kur benin mesime praktike mbi autopsine, te gjithe trupat ishin meshkuj dhe te zhveshur. Si mund te qendronte nje grua e pranishme?
Pavaresisht kesaj atmosfere kunder saj ajo pati sukses. U fut ne pune para se te mbaronte shkollen dhe fokusi i saj ishte tek pediatria dhe psikiatria. U be eksperte ne pediatri dhe ishte nje nga grate e para ne Itali qe mori titullin e Doktore e Shkencave Mjekesore. Nisi te shpetoje femije per te cilet besohej se ishin te pashprese.
Kuptoi para gjithkujt se çdo femije duhet te trajtohej ndryshe. Hap pas hapi, ajo krijoi sistemin e saj.
Jeta personale e Montessori-t nuk perputhet me filozofine e saj pedagogjike te qarte dhe te qete. Pavaresisht problemeve ne familje, ajo ishte e vendosur qe te vazhdonte studimet, per t’iu kushtuar ideve te saj mbi pedagogjine. Ne kete menyre, ajo ndoqi endrren per nje shoqeri te perbere nga njerez te afte per t’u bere mendimtare kritike dhe te zotet per t’ia dale mbane ekzistences se tyre. Montesori ua besoi kete enderr prinderve dhe mesuesve, duke u ngarkuar vetem nje detyre, e cila eshte thelbesore per zhvillimin e femijeve: “Ndihmojini femijet t’i bejne gjerat vete.”
Meqe u pengua nga regjimi fashist, Montessor-i u largua nga Italia ne vitin 1934 dhe shkoi ne Indi, ku e adhuronin duke e quajtur Mesuesja e Madherishme. Beri udhetime te shumta dhe vdiq ne nje fshat te vogel prane Detit te Veriut. Ne epitafin e varrit te saj shkruhet: “U lutem femijeve te dashur, te cilet mund te bejne gjithçka, te bashkohen me mua per te ndertuar paqen mes njerezve dhe ne te gjithe boten.”
Sekretet e jetes se saj personale dhe ndarja me djalin
Ky kapitull i jetes se Maria-se eshte mjaft i trishte krahasuar me te gjithe suksesin qe ajo arriti gjate karrieres se saj. Ndersa punonte si mjeke, pati nje lidhje me kolegun e saj, Giuseppe Montesano, e cila solli lindjen e nje djali nga marredhenia jashtemartesore. Ajo kurre nuk u martua me Giuseppe-n dhe deshironte ta mbante te fshehte lidhjen dhe femijen e tyre. E la djalin e saj ne kujdesin e nje infermiereje, jo sepse ajo nuk e donte ate, por sepse ai kishte lindur jashte martese, qe do te thoshte se statusi i saj shoqeror do te ndryshonte ne ate te nje nene beqare. Ky status nuk do ta lejonte ate te ndertonte karrieren per te cilen po perpiqej. Pasi djali u rrit, Maria me ne fund u bashkua me te.
Djali, Mario e mbeshteti ne te gjitha idete dhe punoi si ndihmes i saj. Me vone ai vazhdoi punen e saj duke ngritur sisteme arsimore mbi metodologjine e saj.
Sot kopshtet dhe shkollat e ndertuara mbi filozofine e Maria Montessorit jane perhapur kudo ne bote. Edhe ne Shqiperi gjendet nje e tille.
Cfare kane te perbashket themeluesit e Google-it, Sergey Brin dhe Lary Page, Bill Gates-i; Garcia Marquez-i, apo guruja i kompanise “Amazon” Jeff Bezos-i dhe babai i Wikipedia-s, Jimmy Walls? Te gjithe kane studiuar ne shkollat qe ndjekin metodat e Montessori-t, te cilat u krijuan nje shekull me pare nga nje grua qe sfidoi normat e kohes se saj dhe qe krijoi nje metode studimi qe ka pergatitur gjeni, pioniere dhe fitues te çmimit “Nobel”.
Maria Montessori beri revolucion ne pedagogji, duke i vendosur femijet, krijimtarine mendore dhe individualitetin e tyre ne qender te gjithçkaje.
“Eshte folur shume per te drejtat e njeriut, sidomos per te drejtat e punetoreve, por ka ardhur çasti te flitet per te drejtat shoqerore te femijeve”, deklaroi ajo ne Rome, ne vitin 1907, gjate inaugurimit te se pares prej shkollave te saj, te cilat u çelen me pas gjithkund ne Itali dhe ne bote. Keto shkolla u quajten Case del bambino, ose Shtepite e femijes, dhe ishin te ndriçuara e mikpritese, te pershtatura enkas per femije te vegjel, ne menyrë qe ata te ndiheshin te lire per te shprehur maksimumin e energjive te tyre pozitive. Akoma me e jashtezakonshme ishte gama e materialit didaktik qe Montessori krijoi menjehere pasi u diplomua per mjekesi (qe nje nga tri grate e para qe ia doli mbane), nderkohe qe ideonte metoda te reja mesimdhenieje per femije me aftesi mendore ndryshe. Kesisoj, ajo paraqiti shkronjat me leter smeril, te cilat femijet do t’i mesonin jo duke i pare, por duke i prekur, pasi “duart jane instrumentet karakteristike te inteligjences se njeriut”.
Kjo metode, ne dukje argetuese, ne te vertete bazohet ne nje filozofi shume serioze dhe largpamese, gjate se ciles çdo aktivitet te çon drejt nje rritjeje harmonike te mendjes dhe te trupit, nje metode e cila do te vertetohej nga shkenca e neurologjise vetem disa dekada me vone.