Shtepia e ngushte mund te jete dicka e cuditshme ne Londer, por shtepite jashtezakonisht te ngushta kane qene prej kohesh te famshme ne vendet ku toka taksohet nga gjeresia, te tilla si Vietnami dhe Hollanda, si dhe Japonia qe eshte nje pioniere ne kete fushe.
Me pak se 2 metra e gjere dhe 1,034 metra katrore, prona me pese kate ishte dikur nje dyqan kapelesh, sipas agjentit te pasurive te patundshme Winkworth, i cili po e shet.
Shtepia me dy dhoma gjumi ndodhet ne Shepherd’s Bush, ne perendim te Londres dhe u shnderrua fillimisht nga fotografi i modes Juergen Teller.
Nje shtepi e njohur si ndoshta shtepia me e ngushte ne Londer eshte ne shitje per 1.3 milion dollare.
Kati perdhes ka nje kuzhine, nje dhome ngrenie dhe dyer qelqi qe te nxjerrin ne nje kopsht me oborr, ndersa kati i pare ka nje dhome pritjeje.
Ne shkallet spirale ne katin e dyte do te gjeni nje studio, nje dhome gjumi dhe nje tarrace. Kati i trete ka nje banjo, nje dhome zhveshje dhe nje dush. Ne maje te shtepise eshte dhoma kryesore e gjumit.
“Dizajni i brendshem ka qasjen e nje jahti luksoz, duke shfrytezuar ne maksimum hapesirat e vogla”, -thote Winkworth.
Ndersa cmimi prej 1.3 milion dollaresh nuk e ben te perballueshme nje shtepi te tille, shtepite e vogla jane gjithnje e me te njohura, pasi arkitektet u pergjigjen kostove te larta te jeteses.