Shumica prej nesh ne jeten e tyre, fillimisht jane dashuruar, fejuar, martuar dhe me pas jane bere me femije.
Per jeten nuk ka rregulla te shkruara, sesi duhet ta jetosh, por ne pergjithesi ka nje radhe te te berit te gjerave.
Fiori Dardha duket se ka vepruar ndryshe dhe i ka dale me mire. Gazetarja e njohur, eshte dashuruar, fejuar, bere me femije dhe me pas eshte martuar. Ne dasmen e saj, deshmitari kryesor ka qene djali i saj, Abeli. Vogelushi i tyre eshte me fat, pasi shume pak prej nesh kane qene prezent ne kete dite duke pare prinderit tane teksa martohen.
Fiori tregon ne pyetesorin e dashurise, se kjo shmangie ne renditje, i ka rezultuar me e bukur dhe me e vecante. Ne fakt duke njohur natyren energjike dhe paksa aventuriere te Fiorit, ne presim me shume “cmendurira” prej saj.
Madje ajo vete e pohon qe per dashurine do te bente cmendurira pafund vetem nese ia vlen.
Sot Fiori eshte nene e nje djali mjaft simpatik, por dashurine qe ka per bashkeshortin nuk harron t’ia shprehe ne dite te veçanta. Moderatorja e suksesshme e emisionit investigativ “Boom”, na tregon se ku eshte njohur me Nardin, dhe cfare kishte veshur ajo ne takimin e pare.
Ne nje interviste ndryshe, dedikuar vetem dashurise, Fiori Dardha tregohet me e sinqerte se asnjehere tjeter.
1-Dashuria e pare, te kujtohet?
-Po, me kujtohet. Mire madje!
2-Puthja e pare: zbulim apo zhgenjim?
-Zbulim i cuditshem.
3-Ne dashuri ia vlen te ngulesh kembe?
-Kjo varet nga karakteri i te dashuruarit dhe jo nga ndonje parim. Nese eshte kembengules ne jete, nuk mund te veproje ndryshe dhe ne dashuri.
4-Te biesh ne dashuri: nje marramendje e lehte, apo tre shot-sa rresht?
-E gjitha kjo ka te beje nje menyre apo ne nje tjeter me te parit jo objektivisht, apo realisht, por individualisht te ceshtjes ne fjale. Meqe une nuk pi alkool, po zgjedh variantin e pare.
5-Strategjia e joshjes. Cila eshte jotja?
-Eshte proces psikologjik, me shume se sa fizik. Te terheqesh vemendjen e dikujt do te thote ta magnetizosh perqendrimin e tij ne anet e mira te tuat, duke sfumuar pjeset e papelqyeshme.
6-Kategorite e djemve qe nuk te pelqejne?
-Siperfaqsoret dhe mendjemedhenjte.
7-Cfare perdor per te joshur: pamjen, pasurine, trurin, humorin?
-Eshte dicka e ngjashme me ate qe tregova me lart. Gjithsesi, sensi i humorit eshte arma ime me e forte.
8-Shqisa me e rendesishme ne dashuri
-Te degjuarit.
9-Si ishe veshur ne takimin e pare me partnerin tend?
-Me kostum, pasi jemi njohur ne nje event.
10-Te nderrosh veshjen pese here para se te dalesh. Eshte shenje dashurie?
-Ndoshta nuk eshte e tille, pasi kjo gje me ndodh sa here qe dal.
11-Dashuri me shikim te pare, edhe pse mund te kesh pare gabim? Apo me e menduar?
-Nuk di te them nese mund te quhet dashuri, por te pakten atraksion, po.
12-Seksi pasuron dashurine? Apo e kunderta?
-Seksi konsolidon dashurine dhe sidomos kur vjen ne jete dhe nje femije.
13-Serial lover-at i shmang apo te joshin?
-Don Zhuanet besoj qe kane sensin e protagonizmit. Me mua do benin Xing.
14-Nje, dy apo tri çmenduri per dashurine?
-Sa te duash, vetem t’ia vleje
15-Me mire ngjashmeria apo terheqja e te kundertave?
-Une besoj qe ligjet e fizikes funksionojne dhe ne nje lidhje. Pra besoj ne terheqjen e te kundertave.
16-Te shiheni ne sy, apo te shihni ne te njejtin drejtim?
– Te kuptojme drejtimin nga syte e njeri tjetrit.
17-Sakrifica apo lule dashurie?
-Te dyja bashkë, ato nuk e perjashtojne njera tjetren.
18-Bejme nje bilanc te historise suaj?
-Dashuruar, fejuar, bere me femije dhe martuar. Ka nje shmangie ne renditje, por me besoni qe ishte shume bukur keshtu.
19-Nga e kupton qe historia eshte dashuri e vertete?
-Nuk e kupton, ajo thjesht ndodh. Te kuptosh do te thote dhe te planifikosh, apo logjikosh. Ne dashuri nuk mendoj se funksionon keshtu.
20-Nje dashuri jotja e madhe e permbledhur ne nje: vend, ushqim, muzike?
-Bregdeti.
21-Dashuron shume? Apo mesatarisht?
-Dashuroj shume, ashtu sic vetem une di te jem dhe te bej.