Nuk besoj se shumica jone vazhdojne te vishen njesoj si 10 vite me pare per shembull. Kjo sepse rritemi, ambjentet ku kalojme diten apo grupet me te cilat na takon te shoqerohemi ndryshojne, statusi yne po ashtu, etj.
Gjithmone e kam thene qe ndryshimi eshte i pashmangshem, por edhe i domosdoshem. Sigurisht qe kur flas per kete gje, i referohem edhe stilit te veshjes te seciles prej nesh.
Megjithate, mendoj se kur vjen nje moshe, te gjitha ne duhet t’i japim formen perfundimtare stilit tone, te gjitha ne duhet te jemi te lumtura kur e shohim veten para pasqyres dhe plot me vetebesim kur dalim jashte deres se shtepise.
Si ta bejme kete gje? Hidhini nje sy artikullit:
Eksploroni dhe imagjinoni. Nje nga gjerat me te mira qe mund te beni eshte te imagjinoni sesi doni te dukeni dhe te gjeni tre mbiemra me te cilat deshironi qe njerezit ta perkufizojne stilin tuaj. Me te bere kete, ju keshilloj te “zhyteni” ne Instagram dhe Pinterest dhe te zgjidhni dhjetra foto qe ju pelqejne dhe ju frymezojne. Pasi t’i keni zgjedhur, do e keni me te lehte kur beni pazar dhe me te qarte se cfare kerkoni te blini.
E di qe te rikrijosh nje garderobe nga e para eshte shume e veshtire, por mund ta beni pak nga pak dhe ka pafund menyra per te gjetur gjera te mira dhe ekonomike njekohesisht. Jam e sigurt qe me shijet tuaja do ia dilni me se miri!
Rivleresoni. Sa here qe shoh fotot e mia te para ne blog, me vjen per te qeshur, por edhe habitem sesi stili im ka ndryshuar kaq shume. Pasi qesh, mendimi i dyte eshte “Diçka nuk do shkonte me mua nese do me pelqenin fotot ketu e vite me pare!” Ajo qe dua te them eshte te mos keni turp si jeni veshur, por te mesoni prej tyre. Te mesoni cilat ngjyra ju shkojne, cilat copa ju tregojne me bukur, cilat prerje ju përshtaten me trupin, etj. Pra, “sterviteni” syrin duke pare te shkuaren tuaj dhe sigurisht te tashmen e vajzave te modes.
Kini vetebesim. Nese nuk e vishni dicka me vetebesim e krenari, mos e vishni fare! Zgjidhni rrobat qe i pershtaten shijes suaj, rrobat qe i doni ju dhe jo shoqeria e rregullat e saj!