Romani i sotem, “Mjegullat e Tiranes” eshte i pazakonte. Per here te pare u redaktua, u botua dhe nisi te flitej per te ne vitin 2014 edhe pse ky eshte romani i pare qe eshte shkruar nga autori shqiptar i mirenjohur nderkombetarisht, Ismail Kadare.
Kadare e shkroi kete roman gjate viteve te studimeve universitare dhe ky doreshkrim kishte mbetur ne sirtaret e kryeveprave te tij per shume e shume vite.
Vlen te permendet se botimi i ketij romani beri te gelonin kureshtaret, te degjohej jehona e saj e njekohesisht te diskutohej shume. Te gjithe ishin kurioz te lexonin librin e pare te Kadarese dhe pretendimet e Nasi Leres ne te perditshmet e kohes se ky roman ishte i ngjashem me nje nga romanet e tij, shtoi numrin e lexuesve te cilet nxitonin te zbulonin te verteten.
Here nen ze e here duke bertitur thuhej se ky roman ishte nje autobiografi e vete autorit.
Ngjarjet zhvillohen ne Tiranen e viteve ’50. Ne pershkrimet e librit, kryeqyteti pasqyrohej i bukur, i zhvilluar, i kendshem. Jeta studentore, si gjithnje me plot emocione dhe e gjalle.
Bardhyli, student i pazakonte i fakultetit te gjuhe-letersise ishte nje djalosh rebel, kryeneç, i panenshtruar ne mentalitetin e kohes. Nga ana tjeter Ema, vajza me te cilen dashurohet, nje studente e kujdesshme, e bukur, e perkushtuar ndaj studimeve e njekohesisht e lire te besoje ndjenjat e dashurise.
Perditshmeria e studenteve duket shume larg realitetit te mbyllur te kohes per te cilin jemi mesuar te lexojme. Muzika jazz e cila i shoqeronte gjate mbremjeve te vallezimit, te veshur kendshem dhe thuajse te hapur ndaj ndjenjave mes njeri-tjetrit, por te ndrydhur perpara familjes e prinderve.
Ne kete roman del ne pah mentaliteti i kohes dhe diskriminimi i grave, vajzave dhe deformimi i rolit te tyre ne shoqeri. Gjithashtu, duket sikur nepermjet ‘’Mjegullat eTiranes’’, autori deshiron t’i nxjerre ne drite gjithe pershtjellimet qe i krijoheshin Tiranes ne ate mendesi mbytese. Jo me kot, ne liber permenden martesat e stisura, pa dashuri, mosrealizimin e dashurise per shkak te ndikimit te feve, mosbarazine mes djalit dhe vajzes dhe bindjen se djemve i falej dhe i lejohej gjithcka, ndersa vajzat duheshin ndaluar e ruajtur si nje kristal, qe po u prek, behet pis e me shume mundesi thyhet.
Ato konsdieroheshin jo te zonja per te marre vendime, per te qene te pavarura dhe te lira. Ne perfundim, mund te them se ky liber eshte jo vetem panorama e atyre viteve, por fatkeqesisht edhe nje pasqyre jo e paqarte e viteve ne te cilat jetojme.
Vlen te lexohet prej historise se rrefyer bukur, fabules interesante dhe mesazheve te rendesishme.