Shume nga recetat e bukurise me produktet qe gjenden ne kuzhine funksionojne vertet, keshtu qe fillo te mendosh per receten e pare.
Te gjithe e dini qe gjyshet çdo produkt bukurie e gjenin ne kuzhine, sepse per çdo problem qe shfaq lekura, ka nje “pergjigje” pikerisht ne kendin me te dashur te tyre.
Nese ke puçrra, ke lekure te thate, floke me probleme etj., ka gjithmone nje zgjidhje.
Shto pak mjalte ne balsamin e flokeve
Ne traditen e hershme te Amerikes Latine, ne Karaibe, mjalti eshte nje hidratant natyral, i cili jep rezultate te shkelqyera per floket e demtuar duke i mbajtur gjithmone te hidratuar. Dhe duke perdor mjaltin natyral per floket, ke edhe vlera te shtuara: eshte i pasur me enzima qe do te ndihmojne ne pastrimin e skalpit dhe do ta mbajne ate te shendetshem.
Si ta perdoresh?
Pasi i ke lare floket me shampo, perziej nje luge çaji mjalte ne balsamin qe perdor zakonisht (Dove/Pantene/L’oreal) dhe nuk do t’u besosh syve. Floku ka nje shkelqim si asnjehere me pare. Floket do t’i kesh shume te bute dhe nuk do kesh nevoje fare per t’i stiluar me sende te nxehta.
Ky lloj trajtimi eshte funksional per çdo lloj floku, madje edhe floke te veshtire e me onde.