Shega sfidon te gjitha produktet kozmetike kunder rrudhave dhe cdo lloj operacioni plastik. Zakonisht ju ndodh shume vajzave qe t’ju krijohen rrathet e zinj poshte syve. Jane te bezdisshme, te bejne te dukesh keq ne pamje si dhe ne gjendjen psikologjike.
Shkaqet e krijimit te tyre jane te ndryshme, duke filluar qe nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj. Megjithate, nese i trajton me disa maska te thjeshta, rezultati do te jete shume i mire. Meqe jemi ne sezonin e vjeshtes dhe te shegeve, ketu ka nje maske per trajtimin e rratheve me shege. Ne vetem pak minuta.
Maska me shegë
Maska me shege ndihmon ne riaktivizimin e qarkullimit te gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathet e zinj qe mund te krijohen poshte syve. Perdorimi i kesaj maske te ben te fresket dhe me rinore.
Perberesit:
20-30 kokrra shege
1 lugë gjelle kos
2 luge caji mjalte
1 luge vaj ulliri
Ne nje ene te vogel hidh mjaltin dhe perzieje me kos. Me pas, shto kokrrat e shtypura te sheges. Me perfitimin e nje mase homogjene, aplikoje duke e perhapur lehte poshte syve dhe ne fytyre. Mbaje per gati 20 minuta dhe pastaj shpelaje fytyren me uje te ftohte.