Nje regjim ushqimor per çdo profesion. Kete e pohon Serena Missori, specialiste ne endokrinologji, diabetologji dhe regjim ushqimor, po ashtu edhe docente e kurseve te Formimit te Larte ne Metodologjite kunder-plakjes dhe kunder-stresit ne Universitetin “La Sapienza” ne Rome.
Ne baze te profesionit eshte e mundur, ne fakt, te zgjidhni nje diete te tillë, ne menyre qe ushqimi te jape energjine e nevojshme per te perballuar gjithe diten.
Keto jane keshillat e saj per nje regjim ushqimor ne baze te punes qe beni, duke mos harruar edhe disa keshilla kunder stresit, duke nisur me nje aleat qe nuk vihet ne dyshim, bajamet.
Puna me turne
Ata qe kane nje pune me turne, si p.sh., mjeket, infermieret, shoferet (taksi e kamione), pilotet, duhet te hane edhe gjate turneve te nates, te pakten çdo 3-4 ore, per te pasur energji te mjaftueshme dhe per te mos pasur renie te fuqise, per te luftuar lodhjen dhe stresin. Keshillohet thyerja e urise me ushqime qe permbajne proteina, karbohidrate dhe lipide. Ne kete menyre, organizmi do t’i trete lehtesisht keto ushqime dhe ju jep mundesine ta zhvilloni me se miri punen tuaj. Ne fund te turnit, konsumoni nje mengjes te bollshem, mundesisht te kripur, te pasur me fruta, perime, drithera integrale dhe proteina dhe perpiquni te çlodheni se paku per dy ore per te ulur prodhimin e hormoneve te stresit, para se te rifilloni aktivitetet e metejshme.
Punonjesit e zyrave
Ata kalojne shume kohe pa levizur. Per pasoje kane tendence ne mos eliminimin e ujit ne kembe, gje qe sjell fryrje te kyçeve te kembeve dhe dhimbje ne pjesen e prapme te gjunjeve. Kane nje tretje te ngadalte per shkak te pozicionit dhe levizjeve te pakta, shpesh kane mpirje te qafes dhe shpatullave per shkak te qendrimit te detyruar. Keshillohet te pine çajra bimor dhe dezintoksikues, si dhe te hane gjate drekes ushqime jo te renda, te perbera nga drithera integrale, proteina te thjeshta dhe barishte me gjethe te vogla per nje tretje me te lehte, te shoqeruara me vaj ulliri ekstra te virgjer dhe fara linoje te pasura me yndyra omega 3 antiimflamator.
Profesionistet e lire
Shpesh vuajne nga stresi. Kane tendencen te shmangin vaktet dhe te hane kur munden, duke mos respektuar oraret, vuajnë nga pagjumesia, jane vazhdimisht ne gjendje nervozizmi e gjithmone te shqetesuar per performancen e tyre. Dieta e tyre duhet te jete rigoroze: mengjesi duhet te jete i pasur me vlera ushqyese qe t’u siguroje nje qendrueshmeri te rezervave te energjise per te perballuar pjesen me te madhe te dites, ndersa darka duhet konsumuar ngadale e qetesisht, mundesisht para ores nente. Mengjesi duhet te jete i bollshem, por me ushqime cilesore, mundesisht konsumoni gjerat e kripura (jo te embla). Ne dreke zgjidhni sallata te ndryshme, ndersa ne darke supa te ngrohta ose te ftohta me bishtajore (fasule, thjerrëza, bizele, etj.), barishtore ose drithera integrale, mish ose peshk te fresket. Per te luftuar stresin dhe per te fjetur mire keshillohen suplementet me melatonine, po ashtu edhe bajamet te pasura me magnez, qe eshte si nje qetesues. Çaji me murriz ne darke keshillohet per te qetesuar gjendjen e ankthit dhe stresit te grumbulluar gjate dites.
Shtepiaket
Ato bejne nje nder punet me te lodhshme fizikisht duke konsumuar shume kalori, por megjithate rrezikojne te shtojne ne peshe per shkak te vakteve te crregullta, si per aspektin e kohes, si per sasine. Shpesh hane nderkohe qe gatuajne apo perfundojne ushqimet e lena ne pjata nga femijet e tyre. Keshilla eshte qe te shmangni matjen me sy dhe te keni gjithnje parasysh sasine e ushqimeve per te cilen ka nevoje çdo pjesetar i familjes ne menyre qe te mos mbeten. Ato nuk duhet ta shmangin mengjesin, por ta konsiderojne si vaktin kryesor te dites dhe ta bejne te pasur me fibra, karbohidrate, proteina dhe yndyra te shendetshme. Mundesisht te hane here pas here fruta te fresketa te stines dhe vaktet keshillohet qe te permbajne proteina te lehta dhe perime barishtore.