Lajmi i mire eshte se ka edhe ushqime te shendetshme qe mund te permiresojne gjendjen tuaj shpirterore.
Kur ndihen te merzitur, shume njerez gjejne ngushellim tek ushqimi per te ngritur humorin. Mirepo, ushqimet me sheqer dhe kalori te larta qe shume njerez konsumojne, pavaresisht efektit pozitiv ne ngritjen e humorit, kane pasoja negative nga ana tjeter.
Kohet e fundit, jane kryer kerkime mbi marredheniet midis te ushqyerit dhe shendetit mendor. Gjithsesi, eshte e rendesishme te theksohet se gjendja shpirterore mund te ndikohet nga shume faktore, te tille si stresi, ambienti, gjumi i keq, gjenetika, çrregullimet e humorit dhe mungesat ushqyese.
Megjithate, disa ushqime kane treguar se permiresojne shendetin e pergjithshem te trurit dhe lloje te caktuara te çrregullimeve te humorit.
Ketu jane 9 ushqime te shendetshme qe mund te rrisin humorin tuaj.
1. Peshqit me acide yndyrore
Peshqit si salmoni jane te pasur me acide yndyrore omega-3, te cilat mund te ulin rrezikun e depresionit.
2. Çokollata e zeze
Çokollata eshte e pasur me shume perberes qe rrisin humorin. Ajo ka nje vleresim te larte hedonik, qe do te thote se shija, struktura dhe aroma e saj e kendshme gjithashtu mund te nxisin humorin e mire.
3. Ushqimet e fermentuara
Meqenese deri ne 90% e serotonines se trupit tuaj prodhohet ne zorre, nje zorre e shendetshme mund te korrespondoje me nje gjendje te mire shpirterore. Ushqimet e fermentuara si kimchi, kos, kefir, kombucha dhe lakra turshi jane te pasura me probiotike qe mbeshtesin shendetin e zorreve.
4. Bananet
Bananet jane nje burim i shkelqyeshem i sheqerit natyral, vitamines B6 dhe fibrave prebiotike, te cilat punojne se bashku per te mbajtur nivelet e sheqerit ne gjak dhe humorin tuaj te qendrueshem.
5. Tershera
Tershera siguron fibra qe mund te stabilizojne nivelet e sheqerit ne gjak dhe te rrisin humorin tuaj. Ajo eshte gjithashtu e pasur me hekur, gje qe mund te permiresoje simptomat e humorit tek personat me anemi nga mungesa e hekurit.
6. Manaferrat
Çuditerisht, ngrenia e me shume frutave dhe perimeve eshte e lidhur me nivele me te uleta te depresionit. Manaferrat jane te pasura me antocianina qe luftojne semundjet, te cilat mund te ulin rrezikun e depresionit.
7. Arra dhe fara
Arrat dhe farat kane shume proteina me baze bimore, yndyrna te shendetshme dhe fibra. Disa arra dhe fara jane te pasura me triptofan, zink dhe selen, te cilat mund te mbeshtesin funksionimin e trurit dhe te ulin rrezikun e depresionit.
8. Kafeja
Kafeja eshte pija me e njohur ne bote, qe gjithashtu mund ta beje boten pak me te lumtur. Kafeja ofron perberje te shumta, duke perfshire kafeine dhe acid klorogjenik, qe mund te rrisin humorin. Hulumtimet sugjerojne se edhe kafeja pa kafeine mund te kete gjithashtu efekt.
9. Fasulet dhe thjerrezat
Perveç se jane te pasura me fibra dhe proteina me baze bimore, fasulet dhe thjerrezat jane plot me lende ushqyese qe rrisin humorin, veçanerisht me vitaminat B.