Duhet te tregoheni te vemendshem ndaj shenjave qe jep mungesa e kesaj vitamine.
Vitamina B12 eshte shume e rendesishme per trupin e njeriut pasi sherben per ndertimin e ADN-se dhe ARN-se, kujdeset per humorin tone dhe per sistemin e tretjes.
Edhe pse mungesa e vitamines B12 shkakton simptoma si keputje trupi, veshtiresi ne frymemarrje dhe dobesim te muskujve, ajo mund te kaloje shume kohe pa u diagnostikuar.
Nese harroni shpesh se çfare duhet te beni ose keni problem me gjetjen e fjaleve te duhura per te shprehur diçka, duhet te keni kujdes, pasi keto jane vetem disa nga shenjat e mungeses se saj. Eshte e thjeshte t’i anashkalosh shenjat lajmeruese qe trupi jep per te treguar se kemi mungese te vitamines B12, por nese nje apo me shume nga pyetjet e meposhtme eshte e vertete per ju, beni mire te merrni masa.
A konsumoni alkool rregullisht?
Nese jeni nder personat qe konsumojne rregullisht nje gote vere apo dicka tjeter cdo mbremje, me shume shanse sasia e B12 qe keni ne trup eshte e ulet. Kjo sepse melcia luan nje rol kryesor ne ruajtjen e vitamines B12.
A jeni vegjetarian?
Menyra e vetme natyrale per te marre vitaminen B12 eshte duke konsumuar mish. Nese shmangni konsumin e tij, eshte padyshim e sigurt mungesa e B12. Kjo eshte arsyeja se perse vegjetarianet duken si “te zbehte”, sepse mungesa e vitamines shkakton zbehje te lekures dhe dobesi.
A jeni diagnostikuar me diabet?
Problemet e sheqerit ne gjak bejne qe trupi te mos jete shume i afte ne prrthithjen e vitamines B12. Edhe nese jeni konsumues i rregullt i mishit, eshte e nevojshme qe te merrni me shume vitamine B12, kjo behet e mundur me ane te pilulave, ne menyre qe te jeni sa me te shendetshem.
A jeni mbi 50 vjeç?
Moshimi sjell me shume njohuri dhe liri, por per fat te keq ul aftesine e trupit per te perthithur vitaminen B12. Per fat te keq, shenjat e mungeses se vitamines B12 ne kete moshe ngaterrohen shpesh pasi faji i vihet moshes. Keshillohet qe ne kete moshe te rritet sasia e marrjes se B12, qofte edhe me ane te pilulave.
Pra, nese njeres nga pyetjeve te mesiperme ju jeni pergjigjur pozitivisht, beni mire te keni kujdes me sasine e vitamines B12 qe merrni.