Ndersa ne besojme se dimri duket se nuk eshte larguar ende, sinoptikanet thone se kjo eshte nje dite tipike pranverore.
Reshjet e debores kane zbritur fare prane zonave te banuara ne Tirane. Nje panorame e rralle kjo per kryeqytetin ne nje dite prilli.
Sinoptikanet kane parashikuar qe pranvera te mbyllet e tille deri ne fund te saj.
“Jemi ne nje situate tipike pranverore por duke qene se ne te pakten gjate 20 viteve te fundit nuk i kemi perjetuar reshjet e debores pra kane qene te rralla debora ne prill, per shkak te ndryshimeve klimatik ne na duket nje gje jo shume normale, nese pyesim prinderit tane, do te thone qe pranvera keto tipare ka”,-tha sinoptikanja Lajda Porja.
“Eshte parashikuar qe kjo pranvere, marsi prilli dhe maji te jete nje pranvere e ngjashme me ato te viteve 90, qe ne e konsiderojme shume afer parametrave klimatikë, pavaresish se ne te pakten gjate 15 apo 20 viteve te fundit kemi patur anomali”,- tha sinoptikanja Lajda Porja.
Pavaresisht nje pranvere te fresket maji, do rezervoje disa dite te ngrohta.
“Ne maj do kemi shanse per plazh, futet java e pare me temperature 23 -24 do jete mesi i majit, nga data 10-20 apo 25 qe do kete dite me temperature te larta, nuk ka parashikime qe maji te kete dite shume te nxehta keto do I presim ne qershor korrik ose gusht”,- tha sinoptikanja Lajda Porja.
Nderkohe qe moti i paqendrueshem do te na shoqeroje pergjate kesaj jave, temperaturat ne mengjes do te jene shpesh te ftohta aq sa sinoptikanet na sugjerojne qe te mos i heqim xhupat.