Aktorja dhe regjisorja fituese e Oskarit do te shihet se shpejti ne thrillerin aksion “Ata qe me duan te vdes”, i cili shenon nje nga rolet e rralla te Jolie.
Perveç Maleficent ne 2014 dhe vazhdimin e tij ne 2019, Jolie ka punuar kryesisht pas kameres gjate dekades se fundit, duke drejtuar filma si Unbroken, First They Killed My Father dhe By the Sea, ky i fundit ne te cilin ajo luajti me ish- burri, Brad Pitt.
Angelina Jolie ka treguar se nje “ndryshim” ne familjen e saj e detyroi t’i rikthehej aktrimit.
Jolie ka thene se fundmi se ndarja e saj nga Pitt shkaktoi nje rikthim ne punen e rregullt te aktrimit.
“Une e dua regjine, por pata nje ndryshim ne situaten time familjare qe nuk me beri te mundur qe te drejtoja per disa vite”, tha Jolie per Entertainment Weekly. “Me duhej te beja pune me te shkurtra dhe te isha me shume ne shtepi, keshtu qe iu ktheva aktrimit”.
Ne ‘Ata qe me duan te vdes’, Jolie portretizon nje zjarrfikes qe duhet te mbroje nje djale te ri nga vrasesit me pagese. Ajo gjithashtu tha per Entertainment Weekly se roli eshte nje largim nga filmat e saj të meparshem aksion, te cilet perfshijne Salt dhe Wanted.
Ky film do te dale ne kinema me 17 maj.
Jolie dhe Pitt njoftuan ndarjen e tyre ne vitin 2016, me procedurat e divorcit qe vazhdojne ende pese vjet me vone. Ne vitin 2017, Jolie e beri Los Anxhelosin bazen e saj te perhershme pasi bleu nje prone luksoze, me pare ne pronesi te Cecil B DeMille per 24.5 milione dollare.