Kudo ne TikTok, trendi me i ri eshte pikerisht ky model flokesh, i cili jo vetem eshte i thjeshte, por njekohesisht edhe i bukur per çdo lloj floku.
Stili me i mire i flokeve edhe ne TikTok eshte ai qe eshte i lehte per t’u rikrijuar dhe fiksimi i platformes per floket bisht dhe ‘tullumbacet’ duket se eshte nje prej modeleve me te bukura dhe me te thjeshta.
‘Bubble Ponytail’, me kete emer dhe etiketim do te gjeni gjithandej modelin qe po pushton rrjetet sociale.
Ky lloj modeli eshte aplikuar edhe me heret, por kohet e fundit, te gjithe njerezit ne #hairtok duket se e kane rizbuluar stilin per ta bere ate virtual per sezonin e ngrohte.
Arsyeja pse njerezit e duan kaq shume kete stil nuk eshte vetem sepse eshte i lehte per t’u realizuar, por eshte gjithashtu diçka qe funksionon ne nje larmi natyrash te flokeve, pavaresisht nga gjatesia.
“Sekreti per te perfituar nje ‘bubble’ te vertete eshte te sprucimi i flokeve me pak llak ose me produkte te tjera qe shtojne volumin”,- thote Daniel Koye, stilist flokesh ne New Jersey.