Sipas nje njoftimi te Harvard Magazine, pikerisht ky universitet ne Masacusets, SHBA, e ka shtuar gjuhen shqipe si pjese te kurrikules se gjuhes.
Lajmin e beri me dije administratori ne departamentin e leterise krahrasuese ne Harvard, Faton Limani.
Gjuha shqipe do te mesohet ne Universitetin e Harvardit per te gjithe studentet e te gjitha niveleve.
Ne mars te vitit 2022, Cosovic pyeti per mundesine e ndertimit te nje kursi ne Harvard. Keshtu ajo foli me Eva Stathi Misho-n, nje koordinatore studentore e NELC. Para se te vinte ne Shtetet e Bashkuara per te studiuar per klasike ne Kolegjin Hellenic ne Brookline, Stathi Misho studioi gjuhe dhe letersi shqipe ne Tirane.
“Lenda e gjuhes shqipe do te ofrohet gjate tere vitit ne tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) ne Departamentin e Letersise Krahasuese,” – shkroi Limani, ndersa sqaroi se kjo arritje eshte realizuar ne bashkepunim me bashkekombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho.
Edona Cosovic, kryetare e vitit te dyte dhe vajza e nje emigranti shqiptar nga Mali i Zi, tha per “Harvard Magazine” se ishte nje nga studentet qe nxiti futjen e gjuhes shqipe ne Harvard.
E rritur ne SHBA, ajo mesoi te fliste gjuhen shqipe ne menyre jo formale ne shtepi, por e kishte te veshtire ta ruante gjuhen pavaresisht deshires se saj te madhe per ta bere kete.
“Kur isha femije, prinderit e mi nuk kishin burime per te na blere kanale shqiptare”, thote ajo.
“Ne jemi ne shkolle gjithe diten, shikojme TV ne anglisht, gjithçka eshte ne anglisht, dhe ata gjithashtu po perpiqen te mesojne gjuhën angleze sepse ata punojne ketu dhe po perpiqen gjithashtu te bejne para, keshtu qe ne e humbasim gjuhen shume, shume shpejt, brenda nje brezi”.
Stathi Misho shpesh pyetet se çfare gjuhe flitet ne Shqiperi, keshtu qe beson se ky kurs do ta beje pergjigjen e kesaj pyetjeje me pak te lehte.