Sot, nga Vlora, ne qytetin ku kandidon edhe vete si deputet, Kryeministri Rama eshte fotografuar me bashkeshorten, Linda Rama dhe me Zahon.
Ne diten e fundit te fushates zgjedhore, Kryeministri Rama ka vendosur t’ia plotesoje deshiren te birit, i cili, sic tha vete kreu i qeverise nje dite me pare ne Tirane, kishte shprehur deshiren per te qene i pranishem ne mbylljen e ketij muaji te gjate zgjedhor.
Duke ia plotesuar deshiren te birit, Kryeministri ka bere edhe qe te gjithe objektivet te drejtohet drejt me te voglit te fushates elektorale. Zaho, edhe pse nuk e kupton dot gjuhen politike te te rriturve, duket po aq i interesuar per te pare e degjuar gjithçka ndodh ne qytetin e flamurit, te cilin ai nuk e leshoi asnje çast nga dora.
Asgje me pak se i ati, edhe Zaho ka rene ne sy me stilin e veshjes, xhupin e lekures, flamurin kuqezi ne dore dhe, natyrisht, edhe me kapelen ku eshte stampuar numri 12 i forces politike qe perfaqeson i ati.