Kjo eshte arsyeja qe Instituti i Shendetit Publik ka miratuar nje protokoll me masat anti-Covid qe duhet te ndiqen gjate procesit zgjedhor dhe diten e votimit si per votuesit, ashtu edhe per komisioneret dhe vezhguesit.
Krahas risive te tjera te ketyre zgjedhjeve, edhe zhvillimi i tyre ne kushtet e pandemise eshte shoqeruar me jo pak polemika, per shkak te ruajtjes se shendetit te qytetareve.
Keta te fundit, madje, duhet te plotesojne nje formular vetedeklarimi per gjendjen shendetesore dhe ne rast te shfaqjes se simptomave, duhet te qendrojne ne shtepi.
5199 qendrat e votimit në vend, sipas udhezuesit, rekomandohet te jene ne katin e pare te çdo ndertese me siperfaqe te bollshme e me ajrim. Ato duhet te jene dezinfektuar nje dite para procesit te votimit si dhe pergjate tij ne intervale te caktuara.
Po keshtu, ne qendrat e votimit do te gjeni edhe keshillat per te ruajtur veten dhe te tjeret nga infektimi me Covid.
– Te dashur votues, ndihmoni ne parandalimin e perhapjes se covid19.
– Vendosni masken mbrojtese.
– Mos shtrengoni duart.
– Ruani distancen 1.5 metra dhe dezinfektoni duart.
Ne sallen e votimit nuk do te lejohet prania e me shume votuesve sesa numri i dhomave te fshehta per votim, si dhe shtohen plus dy persona qe regjistrohen. Kutite e votimit, po keshtu dhe dhomat e fshehta, do te jene ne largesi te pakten 2 metra nga vendqendrimi i anetareve te komisionit. Nder te tjera, qendra e votimit duhet te kete hyrje-dalje te veçanta per te mundesuar distancimin fizik te votuesve.
Keto jane masat qe do te vendosen ne hyrje te cdo salle qe do te votohet ne 25 prill.
Te gjithe keto postera, vec gjuhes shqipe, jane pergatitur edhe ne gjuhen e pakicave kombetare per te qene te qarta ne ato zona zgjedhore. Vec shenjave dalluese per mbajtjen e maskes, distances per te monitoruar respektimin e te gjitha masave anti-Covid do te caktohet nje punonjes zgjedhor.