Filmi eshte kritikuar per zgjedhjen e Ziegler ne rolin kryesor si nje person autik dhe per portretizimin e autizmit. Ai u pershkrua si nje musical i pandjeshem per autizmin dhe i konceptuar keq.
Filmi i saj, “Music”, fitoi tri çmime, duke perfshire aktoren me te keqe per Kate Hudson dhe aktoren me te keqe ne rol joprotagonist, Maddie Ziegler.
Kengetarja Sia eshte shpallur “regjisorja me e keqe” per filmin e saj ne Razzies, çmimet qe paraprijne Oscars, per filmat me te keqij te vitit.
Filmi portretizon Zu, nje shitese droge, e luajtur nga Hudson, e cila behet kujdestarja e gjysme motres se saj te vogel, autike, e luajtur nga e preferuara e Sia-s, Ziegler.
Sia me pare ka kerkuar falje per besimin e rolit te nje aktoreje qe nuk eshte autike dhe per skenat qe pershkruajne kufizimet e njerezve autike.
“Planifikoj t’i heq disa skena ne te ardhmen,” shkroi ajo ne shkurt, pak para se te fshinte llogarine e saj. “Kam degjuar njerez te gabuar dhe kjo eshte pergjegjesia ime. Puna ime kerkimore nuk ishte mjaftueshem e plote, dhe e gjere.”
Çmimi per filmin me te keq shkoi per “Absolute Proof”, i cili pretendoi se kishte pasur mashtrim ne zgjedhjet presidenciale te SHBA-ve ne vitin 2020. Aktori dhe regjisori i tij, Mike Lindell, gjithashtu fitoi çmimin si aktorin me i keq.
Po ashtu, nje çmim special shkoi per vitin 2020 si “viti kalendarik me i keq ndonjehere”.
Lista e plote e fituesve te çmimeve Razzies:
Fotografia me e keqe – Absolute Proof
Aktori me i keq – Mike Lindell, Absolute Proof
Aktorja me e keqe – Kate Hudson, Music
Aktorja me e keqe joprotagoniste – Maddie Ziegler, Music
Aktori me i keq joprotagonist – Rudy Giuliani, Borat Subsequent Moviefilm
Kombinimi me i keq i ekranit – Rudy Giuliani, Borat Subsequent Moviefilm
Regjisorja me e keqe – Sia, Music
Remake me i keq, imitim ose vazhdim – Dolittle
Skenari me i keq – 365 Days
Çmimi special – Vitit 2020, si viti kalendarik me i keq ndonjehere