Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman do te behen serish prinder.
Çifti i famshem e kane dhene lajmin pak ore me pare permes rrjeteve sociale, duke publikuar 2 foto me duart te barku i Almedes.
“Bebushi numer 2 eshte rruges! Mezi presim te te takojme vogelush/e”, -ka shkruar Almeda.
Ndersa Tolga shprehet: “Dhurata me e bukur ndonjehere. Momenti me i lumtur. S’mund te isha me i gezuar.”
Çifti nuk jep asnje detaj tjeter lidhur me gjinine apo periudhen se kur pritet te vije ne jete femija.
Almeda dhe Tolgahan u bene prinder per here te pare ne maj te vitit te kaluar, kur ne jete erdhi Efehan.