Kryeministri Rama u shfaq pak minuta me pare ne qendren e votimit ne shkollën “Ymer Lala”, ne Surrel, i shoqeruar nga bashkeshortja e tij, Linda Rama. Kryeministri u shfaq i veshur sportiv, me kapele dhe maske. Edhe Linda Rama votoi njekohesisht me kryeministrin e veshur me kemishe te zeze dhe xhakete roze.
Edhe kreu i opozites Lulzim Basha u paraqit ne qendren e tij te votimit ne oret e para, i pashoqeruar nga bashkeshortja, Aurela Basha. Ai ishte veshur me kostum te zi dhe kemishe te bardhe.
Ish-kryeministri Sali Berisha votoi gjithashtu dhe nuk mund te mos binte ne sy veshja e tij tradicionale. Siç vishet gjithmone per zgjedhje, ai nuk ka harruar as kete radhe te mbaje kollaren blu dhe nje shami ne te njejten ngjyre ne xhepin e xhaketes se tij. Ai ishte i shoqeruar nga bashkeshortja Liri Berisha, e cila kishte veshur nje kostum roze.
Gjithashtu edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Erion Veliaj se bashku me bashkeshoren Ajola Xoxa i kane dhene votat e tyre. Te dy te veshur me xhiboks lekure dhe me te zeza. Ajola mbante veshur nje fustan te gjate te zi me lule te bardha, ndersa Veliaj xhinse te erreta dhe kemishe te zeze.
Te paret qe jane paraqitur ne qendren e votimit, qe ne oren 07:00 te mengjesit, kane qene presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi. Ata votuan te ndare me shume pak minuta diference dhe u pershendeten ne dalje. Videoja po ben xhiron e rrjetit, ku presidenti duket teksa pershendet bashkeshorten duke ngritur doren, ndersa Kryemadhi mjaftohet me nje buzeqeshje te lehte.